Viktima Krimi

Nëse jeni viktimë e një Krimi në Shqipëri:

  • Kontaktoni policinë lokale për të raportuar këtë incident dhe për të marrë ndihmë të menjëhershme nëse keni shqetësime për sigurinë.  Numri ku mund të kontaktoni policinë e Shtetit Shqiptar në rast emergjence është 129.  Mos harroni të kërkoni një kopje të raportit të policisë.
  • Kontaktoni zyrën tonë në numrin +355-(0)-4224-7285 dhe kërkoni të flisni me seksionin konsullor në lidhje me këtë situatë, ose pas orarit të punës kërkoni të flisni me zyrtarin në detyrë të Ambasadës.

Ndihma Konsullore

Ambasada Amerikane në Tiranë mund të ndihmojmë qytetarët Amerikan që janë viktima të krimit me çështje të tilla si:

  • Zëvendësimin e një pasaporte të vjedhur;
  • Kontaktimin e familjarëve, miqve, apo punëdhënësve;
  • Marrjen e kujdesit të duhur mjekësor;
  • Adresimin e nevojave emergjente që mund të dalin si rezultat i krimit;
  • Marrjen e informacionit të përgjithshëm për procesin lokal të drejtësisë penale dhe informacion në lidhje me rastin tuaj;
  • Marrjen e informacionit rreth burimeve lokale për të ndihmuar viktimat, duke përfshirë programet e huaja të kompensimit të krimit;
  • Marrjen e informacionit në lidhje me programet e ndihmës dhe kompensimit në Shtetet e Bashkuara të viktimave të krimit jashtë;
  • Marrjen e një liste avokatësh vendor të cilët flasin anglisht.

Zyrtarët konsullorë nuk mund, sidoqoftë, të hetojnë krimet, të sigurojnë këshillim ligjor ose t’ju përfaqësojnë në gjykatë, të shërbejnë si përkthyes zyrtar, ose të paguajnë tarifat ligjore, mjekësore, apo të tjera për ju.

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Ndihmë për Qytetarët Amerikanë Viktima të Krimit Jashtë SHBA”.

Kompensimi për Viktimat e Krimit për banorët e SHBA që janë Viktima të Krimit të Dhunshëm Jashtë Shteteve të Bashkuara

Të gjitha shtetet e SHBA kanë programe kompensimi për viktimat, dhe shumë ofrojnë përfitime për banorët e tyre të cilët janë viktima të krimit të dhunshëm jashtë shtetit.  Shumica e programeve u kërkojnë viktimave të paraqesin një raport policor në kohën e incidentit, dhe të sigurojnë një kopje me aplikimin e tyre.  Programet përfshijnë asistencë financiare për të paguar për:

  • Kostot mjekësore
  • Shpenzimet e varrimit
  • Humbje e të ardhurave ose humbjen e mbështetjes

Informacion në lidhje me programin e çdo shteti në SHBA për kompensim si dhe si të aplikoni për përfitime është në dispozicion nga Shoqata Kombëtare e Bordit të Dëmshpërblimit të Viktimave të Krimit (NACVCB).  Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të NACVCB në adresën http://www.nacvcb.org/index.html.