Sigurimet Shoqërore

Ndërkohë që po bëjmë më të mirën e mundshme që të japim shërbim personave me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Shqipëri që marrin pension apo që kërkojnë shërbime nga përfitimet federale Amerikane, Ambasada Amerikane në Tiranë nuk ka një përfaqësues të Administradës së Sigurimeve Shoqërore Amerikane.

Të gjitha pyetjet në lidhje me përfitimet federale duhen drejtuar Zyrës së Përfitimeve Federale me seli në Ambasadën Amerikane në Romë të Italisë (FBU Rome) e cila mbulon të gjithë përfituesit që banojnë në Shqipëri.  FBU Rome shërben për Administradën e Sigurimeve Shoqërore, Departamentin për Çështjet e Veteranëve, Zyrën e Manaxhimit të Personelit, Bordin e Pensionit të Hekurudhave, Sigurimet Shëndetësore (Medicare), dhe Departamentin e Punës.  Për të kontaktuar zyrën e FBU në Romë, ju lutemi ndiqni udhëzimet sipas faqes së tyre të internetit.

Për informacion me të detajuar, lexoni në faqen e internetit të SSA Service Around the World.