Zëvendësoni Pasaportën e Kufizuar (akoma të vlefshme)

Një pasaportë e kufizuar (limituar) është një pasaportë e lëshuar me një vlefshmëri më pak se 10 vjet për të rriturit dhe më pak se 5 vjet për të miturit në moshën 16 vjeç.  Procesi për të rinovuar këtë pasaportë varet nga kushtëzimi që i është bërë kësaj pasaporte.

Shënim: Nëse pasaporta juaj e kufizuar ka skaduar, NDALONI KËTU, dhe ndiqni udhëzimet: 1) për të rriturit, ose 2) për të miturit nën moshën 16 vjeç.

Nëse pasaporta e kufizuar është akoma e vlefshme ju mund ta rinovoni atë duke paraqitur dokumentacionin si më poshtë:

Ju mund të plotësoni versionin në internet (online) të aplikimit dhe pastaj ta shtypni (print) ose të shtypni një formular bosh në versionin PDF (PDF 81.72 KB) dhe pastaj ta plotësoni me shkrim dore.

  • Ju lutemi mos e firmosni formularin e aplikimit deri në momentin që do t’ju kërkohet për ta firmosur;
  • Ju duhet të shkruani Numrin Amerikan të Sigurimeve Shoqërore në përputhje me ligjin Amerikan 22 U.S.C. 2714a dhe 22 C.F.R 51.60(f). Nëse ju (ose fëmija) nuk ka pasur kurrë një numër të tillë, ju duhet të sillni një deklaratë të firmosur (për të rriturit – për të miturit në moshën 16 vjeç) (PDF).  Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
  • Në pikën 8 të formularit duhet të vendosni adresën e banimit në Shqipëri pavarësisht se mund të jetë e përkohshme.  Vini re se ne nuk do të postojmë pasaportën në atë adresë.

SIllni pasaportën e kufizuar (akoma të vlefshme) që do të rinovoni.

Ju duhet të paraqesni një fotografi si më poshtë.

  • Të jetë me përmasa 5cm x 5cm katrore.
  • Të jetë me ngjyra dhe jo më shumë se 6 muaj e vjetër.
  • Të jetë e qartë/pastër ku tregohet ngjyra e vërtetë/origjinale e lëkurës.  Mos përdorni filtra digjital si në mediat sociale.
  • Të jetë bërë nga një profesionit.
  • Të mos ketë syze.  Hiqini syzet kur të bëni fotografinë.
  • Të jetë me sfond të bardhë
  • Mos e ngjisni fotografinë në aplikim.

Për të evituar vonesat, ju lutemi sigurohuni që fotografia të plotësojë të gjitha kërkesat ndryshe nuk pranohet.

Nuk është e nevojshme të paguani përsëri nëse keni paguar kur keni aplikuar për pasaportën e kufizuar dhe kjo pasaportë është akoma e vlefshme.

Ju mund të caktoni një takim nëpërmjet Kalendarit Konsullor.

Vini re: Pajisjet elektronike (p.sh., tablet, apo laptop) nuk lejohen brenda murit të Ambasadës; ndërsa celularët mund të vendosen në vendin përkatës brenda vendqëndrimit të rojes.

Tërheqja e Pasaportës

Nëse aplikimi miratohet, pasaporta me vlefshmëri të plotë do të prodhohet në SHBA dhe mund të tërhiqet ose dërgohet me postë private pas rreth një ose dy javësh.  Ju do të merrni një email ku do të njoftoheni për mbërritjen e pasaportës dhe për mënyrën e tërheqjes së saj.  Nëse për ndonjë arsye teknike ju nuk merrni një njoftim brenda kësaj periudhe ju lutemi na shkruani ose paraqituni për të pyetur mbi statusin e pasaportës.

Nëse dëshironi që të dërgojmë pasaportën me postë private, ju lutemi na thoni gjatë paraqitjes së aplikimit.  Tarifa për çdo pasaportë është 500 lekë brenda Tiranës dhe 600 lekë jashtë Tiranës.  Pagesa nuk mblidhet nga zyra jonë dhe bëhet kur të tërhiqni pasaportën në zyrat e caktuara të Albanian Courier.  (Vini re se pasaportat nuk dërgohen në adresën tuaj por në pikën e caktuar nga Albanian Courier në qytetin tuaj.  Punonjësit e Albanian Courier do t’ju njoftojnë se ku dhe kur do të tërhiqni pasaportën tuaj.  Zakonish brenda 48 orëve nga data e marrjes së pasaportën nga zyra jonë.)

Nëse keni pyetje rreth pasaportave, përgjigjen e të cilave nuk e gjeni në faqen tonë të  internetit, ju lutemi na kontaktoni me email në ACSTirana@state.gov.