Rinovoni një Pasaportë për të Rritur

Ju mund të rinovoni pasaportën tuaj në rast se pasaporta Amerikane që keni aktualisht:

  • Mund ta paraqesni me aplikimin tuaj;
  • Është e padëmtuar;
  • Ishte lëshuar kur keni qenë 16 vjeç ose më i madh (pra me vlefshmëri 10 vjeçare);
  • Është lëshuar brenda 15 viteve të fundit (duke e llogaritur nga data e lëshimit të pasaportës);
  • Është lëshuar në emrin tuaj të tanishëm ose ju mund të dokumentoni ligjërisht ndryshimin e emrit (me certifikatë martese me vendim gjyqësor, etj)

Nëse njëra nga deklarimet e mësipërme NUK ju përket, NDALONI KËTU dhe ndiqni udhëzimet në faqen tonë të internetit “Aplikoni për një Pasaportë për të Rritur mbi moshën 16 vjeç (Për herë të Parë)” për të rinovuar pasaportën.

Vini Re

VINI RE (nëse ju përket): Nëse ka një vendim gjykate Amerikane për ju që të paguani detyrimet financiare ndaj fëmijëve tuaj në shumën 2,500 dollarë ose më shumë dhe nuk i keni paguar ato, ju nuk mund të pajiseni me një pasaportë Amerikane.  Për më shumë informacion lexoni në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ju lutemi ndiqni udhëzimet në faqen tonë të internetit “Aplikantët nën moshën 16 vjeç” për të rinovuar pasaportën.



Dokumentacioni që Duhet Paraqitur

Të gjithë aplikantët për pasaportë duhet të aplikojnë duke u paraqitur personalisht.  Pasaportat për të rriturit mbi moshën 16 vjeç janë të vlefshme 10 vjet.  Të gjitha dokumentet origjinale që do të sillni do t’ju kthehen pas intervistës në ditën e takimit.  Ju lutemi sigurohuni që të paraqesni fotokopje të qarta të dokumentacionit origjinal.

Përgatisni Dokumentacionin e Mëposhtëm

Formulari i aplikimit duhet plotësuar sa me saktë, pa gabime ose korigjime, ndryshe aplkimi mund të mos pranohet dhe do t’ju kërkohet të caktoni një ditë tjetër takimi për aplikim.

  1. Rekomandohet plotësimi i formularit në internet (online).  Nëse përdorni këtë shërbim, vini re se:
    • në fushën ku ju kërkohet një kontakt emergjence “Emergency Contact” nuk mund të vendosni një person që jeton jashtë SHBA-së por dikë që ka një adresë në SHBA.
    • kur t’ju kërkohet të përzgjedhni tarifën e aplikmit duhet të keni parasysh se tarifat e shtuara (p.sh.: posta apo përshpejtimi) nuk aplikohen jashtë SHBA-së; mjafton të zgjedhni tarifën kryesore të aplikmit.
    • pasi të siguroheni që detajet janë të sakta, duhet të krijoni formularin duke shtypur butonin “Create Form”
    • pasit të krijohet formulari në formatin PDF, duhet printuar (shtypur).  Formulari nuk dërgohet asgjëkundi elektronikisht, prandaj ne nuk mund ta shohim atë nëse ju nuk e sillni të shtypur.
  2. Nëse keni vështirësi të plotësoni formularin në internet (online), ju mund të printoni (shtypni) një formular bosh, DS-82 në versionin PDF dhe pastaj ta plotësoni me shkrim dore, me stilolaps me bojë të zezë ose blu.
  3. Çfarëdo versioni të formularit që të plotësoni, duhet të keni parasysh që:
    • të nënshkruani/firmosni formularin e aplikimit;
    • duhet të shkruani Numrin Amerikan të Sigurimeve Shoqërore në përputhje me ligjin Amerikan 22 U.S.C. 2714a dhe 22 C.F.R 51.60(f). Nëse ju nuk keni pasur kurrë një numër të tillë, ju duhet të sillni një deklaratë të firmosur (PDF).  Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
    • në pikën 8 të formularit duhet të vendosni adresën e banimit në Shqipëri pavarësisht se mund të jetë e përkohshme.  Vini re se ne nuk do të postojmë pasaportën në atë adresë (postimi i pasaportës bëhet vetëm me kërkesën tuaj ditën e aplikimit dhe sipas udhëzimeve në fund të kësaj faqe.)

Ju duhet të sillni pasaportën tuaj aktuale.

Vini re:

  • Pasaporta juaj aktuale duhet të plotësojë kushtet e kërkuara në fillimit të kësaj faqe.
  • Pasaporta juaj aktuale do t’ju kthehet pas intervistës (nëse është e skaduar do të anulohet).

Nëse emri që keni në pasaportën aktuale është ndryshe nga emri që dëshironi apo keni përdorur në aplikimin për pasaportë (DS-82), ju duhet të sillni me vete edhe dëshmi origjinale të ndryshimit të emrit. Për shembull:

  • Certifikatën e martesës;
  • Vendim Gjykate Divorci, ku shkruhet qartë emri i ndryshuar (p.sh. keni marrë përsëri mbiemrin e vajzërisë);
  • Vendim Gjykate për ndryshim emri.

Dokumenti origjinal i paraqitur do t’ju kthehet përsëri pas përfundimit të intervistës.

Ju duhet të paraqesni një fotografi si më poshtë.

  • Të jetë me përmasa 5cm x 5cm katrore.
  • Të jetë me ngjyra dhe jo më shumë se 6 muaj e vjetër.
  • Të jetë e qartë/pastër ku tregohet ngjyra e vërtetë/origjinale e lëkurës.  Mos përdorni filtra digjital si në mediat sociale.
  • Të jetë bërë nga një profesionit.
  • Të mos ketë syze.  Hiqini syzet kur të bëni fotografinë.
  • Të jetë me sfond të bardhë
  • Mos e ngjisni fotografinë në aplikim.

Për të evituar vonesat, ju lutemi sigurohuni që fotografia të plotësojë të gjitha kërkesat ndryshe nuk pranohet.

Ju lutemi paraqesni:

Produkti Tarifa
Vetëm Pasaporta 110 dollarë
Vetëm Karta 30 dollarë
Pasaporta dhe Karta së Bashku 140 daollarë

 

Pagesat bëhen vetëm në momentin e takimit në konsullatë me para në dorë (dollarë ose leke), ose me kartë krediti.  Paratë që kanë njolla boje nuk do të pranohen.

Shënim: Karta Pasaportë është dokument udhëtimi i madhësisë së kartës së identitetit e cila mund të përdoret vetëm për të ri-hyjnë në Shtetet e Bashkuara në vendkalimet kufitare tokësore dhe në portet detare të hyrjes nga Kanadaja, Meksika, Karaibet dhe Bermuda.  Nuk mund të përdoret nëse ri-hyni me avion.  Nëse kërkoni edhe kartë ju lutemi shënoni kryq në vendin e duhur të formularit të aplikimit.



Pasi të Grumbulloni Dokumentacionin

Ju mund të caktoni një takim nëpërmjet Kalendarit Konsullor.  Pasi të caktoni takimin, printoni (shtypni) fletën e konfirmimit.  Nëse nuk keni printer, ruajeni diku në celular për t’ia treguar oficerit të sigurisë kur të paraqiteni ditën e caktuar për rinovimin e pasaportës.

Vini re: Pajisjet elektronike (p.sh., tablet apo laptop, biçakë apo gërshërë, etj.) nuk lejohen brenda ndërtesës së Ambasadës; ndërsa celularët mund të vendosen në vendin përkatës brenda vendqëndrimit të oficerit të sigurimit.



Ditën e Takimit

Paraqituni pranë sportelit të oficerit të sigurisë të konsullatës dhe i thoni që keni një takim duke treguar fletën e konfirmimit së bashku me një dokument identifiki (preferohet pasaporta Amerikane).  Nëse nuk e keni printuar (shtypur) fletën e konfirmimit, mund t’i tregoni imazhin e saj nga celulari; ose nëse nuk e keni ruajtur atë në celular, tregoni pasaportën tuaj.  Oficeri i sigurimit do të kontrollojë emrin tuaj në listë dhe do t’ju lejojë të hyni brenda.  Nëse emri juaj nuk është në listë, për arsye sigurie oficeri i sigurimit nuk do t’ju lejojë të hyni brenda.  Nëse ndodh kjo, dhe ju pretendoni se keni caktuar takim, mund të na shkruani email në adresën acstirana@state.gov, ose kërkoni që të flisni në telefon me një zyrtar konsullor.

Vini re: Pajisjet elektronike (p.sh., tablet apo laptop, biçakë apo gërshërë, etj.) nuk lejohen brenda ndërtesës së Ambasadës; ndërsa celularët mund të vendosen në vendin përkatës brenda vendqëndrimit të oficerit të sigurimit.

Sapo të hyni në konsullatë paraqituni në sportelin përkatës.  Në këtë sportel personeli ndihmës konsullor do t’ju shpjegojë të gjithë procesin e rinovimit të pasaportës.  I gjithë ky proces mund të zgjasë 30 deri në 45 minuta, gjithnjë në varësi të aplikantëve që mund të jenë në radhë përpara jush.

Nëse aplikimi miratohet, pasaporta me vlefshmëri të plotë do të prodhohet në SHBA dhe mund të tërhiqet ose dërgohet me postë private pas rreth një ose dy javësh.  Ju do të merrni një email ku do të njoftoheni për mbërritjen e pasaportës dhe për mënyrën e tërheqjes së saj.  Nëse për ndonjë arsye teknike ju nuk merrni një njoftim brenda kësaj periudhe ju lutemi na shkruani ose paraqituni për të pyetur mbi statusin e pasaportës.

Nëse dëshironi që të dërgojmë pasaportën me postë private, ju lutemi na thoni gjatë paraqitjes së aplikimit.  Tarifa për çdo pasaportë është 500 lekë brenda Tiranës dhe 600 lekë jashtë Tiranës.  Pagesa nuk mblidhet nga zyra jonë dhe bëhet kur të tërhiqni pasaportën në zyrat e caktuara të Albanian Courier.  (Vini re se pasaportat nuk dërgohen në adresën tuaj por në pikën e caktuar nga Albanian Courier në qytetin tuaj.  Punonjësit e Albanian Courier do t’ju njoftojnë se ku dhe kur do të tërhiqni pasaportën tuaj.  Zakonish brenda 48 orëve nga data e marrjes së pasaportën nga zyra jonë.)

Nëse keni pyetje rreth pasaportave, përgjigjen e të cilave nuk e gjeni në faqen tonë të  internetit, ju lutemi na kontaktoni me email në ACSTirana@state.gov.