Korrigjoni ose Ndryshoni Informacion në Pasaportë

A kërkoni të korigjoni apo të përditësoni informacionin në pasaportën tuaj për shkak të ndryshimit të emrit, apo të ndonjë gabimi të mundshëm? Lexoni më poshtë për të ditur se çfarë dokumentacioni kërkohet.

Procesi për të ndryshuar emrin në pasaportën tuaj të vlefshme, varet nga situata. Lexoni më poshtë skenarët që mund t’ju përkasin.

Nëse… Atëhere…
Ju po kërkoni ndryshim emri brenda një viti nga data e lëshimit të pasaportës aktuale Paraqesni:

Ju lutemi vini re: Nuk është e nevojshme të paguani tarifin e aplikimit.
Ju po kërkoni ndryshim emri pasi ka kaluar një vit nga lëshimi i pasaportës tuaj aktuale Nëse mund të përsorni formularin DS-82, paraqesni si më poshtë:

Nëse nuk mund të përdorni formularin DS-82, atëhere paraqesni, formularin DS-11:
Nëse po kërkoni ndryshim emri por nuk mund të dokumentoni ndryshimin Paraqesni si më poshtë:

Vini re: ju mund t’ju kërkohet të paraqesni formularin DS-60: Dëshmi për Ndryshim Emri në rastet kur emri që po përdorni është ndryshe nga emri që keni në dokumentin e nënshtetësisë Amerikane, ose kur emri i ri nuk mund të dokumentohet nga një vendim gjykate ose me certifikatë martese. Ky formular duhet plotësuar nga dy njerëz që ju njohin me të dy emrat tuaj.  Ju duhet që të paraqesni edhe tre dokumente publik ku përmendet/shkruhet ky emër dhe që është përdorur për më shumëse se pesë vjet.

Një pasaportë e lëshuar me të dhëna të gabuara (p.sh., emri, gjinia, ose vendi i lindjes) ose gabim shtypi (defekt-dëmtim) (p.sh., të dhënat mungojnë në faqen kryesore, me njolla boje, të shtypura shtrembur, etj.) mund të korigjohen pa pagesë nëse pasaporta është akoma e vlefshme.

Për të korigjuar të dhënat apo gabimin në shtyp, paraqesni:
Vlefshmëria e pasaportës së re që do të merrni, varet se kur do të aplikoni për të korigjuar gabimin.
Nëse… Atëhere…
Raportohet brenda një viti nga data e lëshimit Pasaporta e re e korigjuar do të jetë 10 vjeçare.
Raportohet pasi ka kaluar një vit nga data e lëshimit Pasaporta e re e korigjuar do të jetë e vlefshme deri në datën e skadimit të pasaportës që ka gabim në shtyp.

Ju mund të caktoni një takim nëpërmjet Kalendarit Konsullor.

Vini re: Pajisjet elektronike (p.sh., tablet, apo laptop) nuk lejohen brenda murit të Ambasadës; ndërsa celularët mund të vendosen në vendin përkatës brenda vendqëndrimit të rojes.

Tërheqja e Pasaportës

Nëse aplikimi miratohet, pasaporta me vlefshmëri të plotë do të prodhohet në SHBA dhe mund të tërhiqet ose dërgohet me postë private pas rreth një ose dy javësh.  Ju do të merrni një email ku do të njoftoheni për mbërritjen e pasaportës dhe për mënyrën e tërheqjes së saj.  Nëse për ndonjë arsye teknike ju nuk merrni një njoftim brenda kësaj periudhe ju lutemi na shkruani ose paraqituni për të pyetur mbi statusin e pasaportës.

Nëse dëshironi që të dërgojmë pasaportën me postë private, ju lutemi na thoni gjatë paraqitjes së aplikimit.  Tarifa për çdo pasaportë është 500 lekë brenda Tiranës dhe 600 lekë jashtë Tiranës.  Pagesa nuk mblidhet nga zyra jonë dhe bëhet kur të tërhiqni pasaportën në zyrat e caktuara të Albanian Courier.  (Vini re se pasaportat nuk dërgohen në adresën tuaj por në pikën e caktuar nga Albanian Courier në qytetin tuaj.  Punonjësit e Albanian Courier do t’ju njoftojnë se ku dhe kur do të tërhiqni pasaportën tuaj.  Zakonish brenda 48 orëve nga data e marrjes së pasaportën nga zyra jonë.)

Nëse keni pyetje rreth pasaportave, përgjigjen e të cilave nuk e gjeni në faqen tonë të  internetit, ju lutemi na kontaktoni me email në ACSTirana@state.gov.