Aplikoni për të Zëvendësuar Pasaportën e Humbur apo të Vjedhur

Nëse ju kanë vdjedhur pasaportën tuaj Amerikane, ju lutemi raportojeni atë në polici dhe merrni një vërtetim mbi raportimin.  Ju duhet menjëherë ta raportoni humbjen apo vjedhjen e pasaportës Amerikane edhe në Ambasadën Amerikane më të afërt.

Për të zëvendësuar pasaportën e humbur apo të vjedhur, ju duhet:

  1. Plotësoni formularin DS-64. Ju mund të plotësoni versionin në internet (online) dhe pastaj ta shtypni (print) ose të shtypni (print) një formular bosh në versionin PDF (PDF 50.88 KB) dhe pastaj ta plotësoni me shkrim dore.
  2. Nëse jeni mbi 16 vjeç, ju lutemi ndiqni udhëzimet në faqen tonë të internetit “Aplikantët për Herë të Parë (Mosha 16 Vjeç e Lart)”.
  3. Nëse jeni në 16 vjeç, ju lutemi ndiqni udhëzimet në faqen tonë të internetit “Aplikantët e Mitur (Nën Moshën 16 Vjeç)”.

Nëse keni planifikuar të udhëtoni brenda dy javëve të ardhshme, ndiqni udhëzimet në faqen tonë të internetit “Pasaportë Emergjente” për informacion se si të caktoni një takim emergjent.

Vini re: Sapo të raportoni pasaportën tuaj të humbur apo vjedhur, ajo bëhet e pavlefshme për udhëtim.  Nëse ju e gjeni atë, do t’ju duhet që aplikoni për pasaportë të re.  Nëse ju e përdorni atë për të udhëtuar, ju mund t’ju ndalojnë/arrestojnë, t’ju mohojnë hipjen në avion, ose t’ju mohojnë hyrjen në vendin e destinacionit.