Aplikoni për një Pasaportë për Fëmijë nën Moshën 16 Vjeç

Të gjithë aplikantët për pasaportë duhet të paraqiten personalisht.  Pasaportat për fëmijët nën moshën 16 vjeç kanë 5 vjet vlefshmëri.  Të gjitha dokumentet origjinale që do të paraqesni do t’ju kthehen.  Ju lutemi sillni nga një fotokopje të qartë për secilin dokument origjinal.

Për të aplikuar për një pasaportë për fëmijën tuaj (nën moshën 16 vjeç), duhet të paraqesni:

Formulari i aplikimit duhet plotësuar sa me saktë, pa gabime ose korigjime, ndryshe aplkimi mund të mos pranohet dhe do t’ju kërkohet të caktoni një ditë tjetër takimi për aplikim.

  1. Rekomandohet plotësimi i formularit në internet (online).  Nëse përdorni këtë shërbim, vini re se:
    • në fushën ku ju kërkohet një kontakt emergjence “Emergency Contact” nuk mund të vendosni një person që jeton jashtë SHBA-së por dikë që ka një adresë në SHBA.
    • kur t’ju kërkohet të përzgjedhni tarifën e aplikmit duhet të keni parasysh se tarifat e shtuara (p.sh.: posta apo përshpejtimi) nuk aplikohen jashtë SHBA-së; mjafton të zgjedhni tarifën kryesore të aplikmit.
    • pasi të siguroheni që detajet janë të sakta, duhet të krijoni formularin duke shtypur butonin “Create Form”
    • pasit të krijohet formulari në formatin PDF, duhet printuar (shtypur).  Formulari nuk dërgohet asgjëkundi elektronikisht, prandaj ne nuk mund ta shohim atë nëse ju nuk e sillni të shtypur.
  2. Nëse keni vështirësi të plotësoni formularin në internet (online), ju mund të printoni (shtypni) një formular bosh në versionin PDF dhe pastaj ta plotësoni me shkrim dore, me stilolaps me bojë të zezë ose blu.
  3. Çfarëdo versioni të formularit që të plotësoni, duhet të keni parasysh që:
    • të mos e firmosni formularin e aplikimit deri në momentin që do t’ju kërkohet për ta firmosur;
    • duhet të shkruani Numrin Amerikan të Sigurimeve Shoqërore të aplikantit (fëmijës) në përputhje me ligjin Amerikan 22 U.S.C. 2714a dhe 22 C.F.R 51.60(f). Nëse aplikanti (fëmija) nuk ka pasur kurrë një numër të tillë, ju duhet të sillni një deklaratë të firmosur (PDF).  Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
    • në pikën 8 të formularit duhet të vendosni adresën e banimit në Shqipëri pavarësisht se mund të jetë e përkohshme.  Vini re se ne nuk do të postojmë pasaportën në atë adresë (postimi i pasaportës bëhet vetëm me kërkesën tuaj ditën e aplikimit dhe sipas udhëzimeve në fund të kësaj faqe.)

Duhet të paraqesni një nga dokumentet e mëposhtme si provë të nënshtetësisë Amerikane të fëmijës tuaj.  Dokumenti duhet të jetë origjinal.

  • Pasaportë Amerikane me vlefshmëri të plotë (e pa kufizuar, e pa dëmtuar, dhe mund të ketë skaduar)
  • Certifikatë Lindje Amerikane që plotëson kushtet e mëposhtme:
    • Të jetë lëshuar nga qyteti, komuna, apo shteti i lindjes në SHBA
    • Të listojë emrin e plotë të fëmijës, datëlindjen, dhe vendin e lindjes në SHBA
    • Të jetë i përfshirë emri i plotë i prindit (prindërve)
    • Të ketë datën kur është regjistruar nga nëpunësi civil (data duhet të jetë përpara se fëmija të mbushë një vjeç)
    • Të jetë firmosur nga nëpunësi civil
    • Të ketë vulën e autoritetit lëshues
  • Raport Konsullor i Lindjes Jashtë SHBA-së
  • Certifikatë Nënshtetësie

Nëse nuk keni një nga dokumentet e mësipërme, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për më shumë informacion.

Duhet të paraqesni dokumentacion që të vërtetojë se prindërit që po firmosin formularin e aplikimit janë kujdestarët ligjorë të fëmijës (aplikantit). Dokumenti duhet të jetë origjinal.

Dokumentacioni i mëposhtëm mund të përdoret që të provoni lidhjen familjare:

  • Certifikatë Lindje Amerikane (e cila mund të përdoret edhe si provë e nënshtetësisë Amerikane)
  • Raport Konsullor i Lindjes Jashtë SHBA-së (e cila mund të përdoret edhe si provë e nënshtetësisë Amerikane)
  • Certifikatë lindje e huaj
  • Vendim gjyqësor birësimi
  • Vendim gjyqësor mbi zgjidhjen e martesës, apo të kujdestarisë së fëmijës (aplikantit)

Prindërit/kujdestarët ligjorë duhet të paraqesin një nga dokumentet e mëposhtme si dëshmi identiteti:

  • Pasaportë Amerikane të pa dëmtuar
  • Certifikatë Naturalizimi apo Nënshtetësie Amerikane
  • Patentë shoferi Amerikane
  • Kartë identiteti të lëshuar nga një autoritet qeveritar Amerikan
  • Kartë identiteti ushtarake Amerikane
  • Pasaportë të vlefshme të huaj (mund të pranohen edhe kartat e identitetit të huaja, por kjo varet nëse do të pranohen nga zyrtari konsullor ditën e intervistës)

Nëse nuk mund të paraqesni një nga dokumentet e identitetit si më lart, vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për më shumë informacion.

Shënim: Ju dhe fëmija juaj mund të keni mbiemra të ndryshëm; kjo gjë nuk përbën problem nëse mund të vërtetoni me dokumentacion që jeni i njëjti person. Nëse emri juaj ka ndryshuar dhe është ndryshe nga emri që ndodhet në dokumentacionin që paraqesni si dëshmi familjare, ju lutemi paraqesni dëshmi të ndryshimit të emrit (p.sh. certifikatë martese, apo vendim gjykate).

Të dy prindërit / apo kujdestarët ligjorë duhet të nënshkruajnë për të miratuar lëshimin e pasaportës së fëmijës. Më e mira për ta bërë këtë është që të dy prindërit apo kujdestarët ligjorë të paraqiten personalisht së bashku me fëmijën për të firmosur formularin e pasaportës.

Nëse prindërit apo kujdestarët ligjorë nuk mund të paraqiten, ju sugjerojmë të lexoni faqen “Miratimi i Prindërve” për më shumë informacion mbi dokumentacionin shtesë që mund t’ju kërkohet.

Ju duhet të paraqesni një fotografi si më poshtë.

  • Të jetë me përmasa 5cm x 5cm katrore.
  • Të jetë me ngjyra dhe jo më shumë se 6 muaj e vjetër.
  • Të jetë e qartë/pastër ku tregohet ngjyra e vërtetë/origjinale e lëkurës.  Mos përdorni filtra digjital si në mediat sociale.
  • Të jetë bërë nga një profesionit.
  • Të mos ketë syze.  Hiqini syzet kur të bëni fotografinë.
  • Të jetë me sfond të bardhë
  • Mos e ngjisni fotografinë në aplikim.

Për të evituar vonesat, ju lutemi sigurohuni që fotografia të plotësojë të gjitha kërkesat ndryshe nuk pranohet.

Të miturit:

Produkti Tarifa e Aplikimit Tarifa e Ekzekutimit Shuma
Vetëm Pasaporta 80 Dollarë 35 Dollarë 115 Dollarë
Vetëm Karta 15 Dollarë 35 Dollarë 50 Dollarë
Pasaporta dhe Karta së Bashku 95 Dollarë 35 Dollarë 130 Dollarë

 

Pagesat bëhen vetëm në momentin e takimit në konsullatë me para në dorë (dollarë ose leke), ose me kartë krediti.  Paratë që kanë njolla boje nuk do të pranohen.

Shënim: Karta Pasaportë është dokument udhëtimi i madhësisë së kartës së identitetit e cila mund të përdoret vetëm për të ri-hyjnë në Shtetet e Bashkuara në vendkalimet kufitare tokësore dhe në portet detare të hyrjes nga Kanadaja, Meksika, Karaibet dhe Bermuda.  Nuk mund të përdoret nëse ri-hyni me avion.  Nëse kërkoni edhe kartë ju lutemi shënoni kryq në vendin e duhur të formularit të aplikimit.

Ju mund të caktoni një takim nëpërmjet Kalendarit Konsullor.

Vini re: Pajisjet elektronike (p.sh., tablet, apo laptop) nuk lejohen brenda murit të Ambasadës; ndërsa celularët mund të vendosen në vendin përkatës brenda vendqëndrimit të rojes.

Tërheqja e Pasaportës

Nëse aplikimi miratohet, pasaporta me vlefshmëri të plotë do të prodhohet në SHBA dhe mund të tërhiqet ose dërgohet me postë private pas rreth një ose dy javësh.  Ju do të merrni një email ku do të njoftoheni për mbërritjen e pasaportës dhe për mënyrën e tërheqjes së saj.  Nëse për ndonjë arsye teknike ju nuk merrni një njoftim brenda kësaj periudhe ju lutemi na shkruani ose paraqituni për të pyetur mbi statusin e pasaportës.

Nëse dëshironi që të dërgojmë pasaportën me postë private, ju lutemi na thoni gjatë paraqitjes së aplikimit.  Tarifa për çdo pasaportë është 500 lekë brenda Tiranës dhe 600 lekë jashtë Tiranës.  Pagesa nuk mblidhet nga zyra jonë dhe bëhet kur të tërhiqni pasaportën në zyrat e caktuara të Albanian Courier(Vini re se pasaportat nuk dërgohen në adresën tuaj por në pikën e caktuar nga Albanian Courier në qytetin tuaj.  Punonjësit e Albanian Courier do t’ju njoftojnë se ku dhe kur do të tërhiqni pasaportën tuaj.  Zakonish brenda 48 orëve nga data e marrjes së pasaportën nga zyra jonë.)

Nëse keni pyetje rreth pasaportave, përgjigjen e të cilave nuk e gjeni në faqen tonë të  internetit, ju lutemi na kontaktoni me email në ACSTirana@state.gov.