Aplikoni për një Pasaportë për të Rritur mbi Moshën 16 Vjeç (Për Herë të Parë)

Të gjithë aplikantët për pasaportë duhet të aplikojnë duke u paraqitur personalisht.  Pasaportat për të rriturit mbi moshën 16 vjeç janë të vlefshme 10 vjet.  Të gjitha dokumentet origjinale që do të sillni do t’ju kthehen pas intervistës në ditën e takimit.  Ju lutemi sigurohuni që të paraqesni fotokopje të qarta të dokumentacionit origjinal.

Për të aplikuar për pasaportën tuaj të parë pas moshës 16 vjeç, duhet të sillni:

Formulari i aplikimit duhet plotësuar sa me saktë, pa gabime ose korigjime, ndryshe aplkimi mund të mos pranohet dhe do t’ju kërkohet të caktoni një ditë tjetër takimi për aplikim.

  1. Rekomandohet plotësimi i formularit në internet (online).  Nëse përdorni këtë shërbim, vini re se:
    • në fushën ku ju kërkohet një kontakt emergjence “Emergency Contact” nuk mund të vendosni një person që jeton jashtë SHBA-së por dikë që ka një adresë në SHBA.
    • kur t’ju kërkohet të përzgjedhni tarifën e aplikmit duhet të keni parasysh se tarifat e shtuara (p.sh.: posta apo përshpejtimi) nuk aplikohen jashtë SHBA-së; mjafton të zgjedhni tarifën kryesore të aplikmit.
    • pasi të siguroheni që detajet janë të sakta, duhet të krijoni formularin duke shtypur butonin “Create Form”
    • pasit të krijohet formulari në formatin PDF, duhet printuar (shtypur).  Formulari nuk dërgohet asgjëkundi elektronikisht, prandaj ne nuk mund ta shohim atë nëse ju nuk e sillni të shtypur.
  2. Nëse keni vështirësi të plotësoni formularin në internet (online), ju mund të printoni (shtypni) një formular bosh, DS-11 në versionin PDF dhe pastaj ta plotësoni me shkrim dore, me stilolaps me bojë të zezë ose blu.
  3. Çfarëdo versioni të formularit që të plotësoni, duhet të keni parasysh që:
    • të mos e firmosni formularin e aplikimit deri në momentin që do t’ju kërkohet për ta firmosur;
    • duhet të shkruani Numrin Amerikan të Sigurimeve Shoqërore në përputhje me ligjin Amerikan 22 U.S.C. 2714a dhe 22 C.F.R 51.60(f). Nëse ju nuk keni pasur kurrë një numër të tillë, ju duhet të sillni një deklaratë të firmosur (PDF).  Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
    • në pikën 8 të formularit duhet të vendosni adresën e banimit në Shqipëri pavarësisht se mund të jetë e përkohshme.  Vini re se ne nuk do të postojmë pasaportën në atë adresë (postimi i pasaportës bëhet vetëm me kërkesën tuaj ditën e aplikimit dhe sipas udhëzimeve në fund të kësaj faqe.)

Duhet të paraqesni njërin nga dokumentet e mëposhtme si provë të nënshtetësisë Amerikane.  Dokumenti duhet të jetë origjinal i shoqëruar me një fotokpje të qartë.

  • Pasaportë Amerikane me vlefshmëri të plotë (e pa kufizuar, e pa dëmtuar, dhe mund të ketë skaduar)
  • Certifikatë Lindje Amerikane që plotëson kushtet e mëposhtme:
    • Të jetë lëshuar nga qyteti, komuna, apo shteti i lindjes në SHBA
    • Të listojë emrin e plotë të fëmijës, datëlindjen, dhe vendin e lindjes në SHBA
    • Të jetë i përfshirë emri i plotë i prindit (prindërve)
    • Të ketë datën kur është regjistruar nga nëpunësi civil (data duhet të jetë përpara se fëmija të mbushë një vjeç)
    • Të jetë firmosur nga nëpunësi civil
    • Të ketë vulën e autoritetit lëshues
  • Raport Konsullor i Lindjes Jashtë SHBA-së
  • Certifikatë Nënshtetësie

Nëse nuk keni një nga dokumentet e mësipërme, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për më shumë informacion.

Paraqesni një nga dokumentet e mëposhtme si dëshmi identiteti (origjinalin dhe një fotopkje të qartë të tij):

  • Pasaportë Amerikane të pa dëmtuar
  • Certifikatë Naturalizimi apo Nënshtetësie Amerikane
  • Patentë shoferi Amerikane
  • Kartë identiteti të lëshuar nga një autoritet qeveritar Amerikan
  • Kartë identiteti ushtarake Amerikane
  • Pasaportë të vlefshme të huaj (mund të pranohen edhe kartat e identitetit të huaja, por kjo varet nëse do të pranohen nga zyrtari konsullor ditën e intervistës)

Nëse nuk mund të paraqesni një nga dokumentet e identitetit si më lart, vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për më shumë informacion.

Ju duhet të paraqesni një fotografi si më poshtë.

  • Të jetë me përmasa 5cm x 5cm katrore.
  • Të jetë me ngjyra dhe jo më shumë se 6 muaj e vjetër.
  • Të jetë e qartë/pastër ku tregohet ngjyra e vërtetë/origjinale e lëkurës.  Mos përdorni filtra digjital si në mediat sociale.
  • Të jetë bërë nga një profesionit.
  • Të mos ketë syze.  Hiqini syzet kur të bëni fotografinë.
  • Të jetë me sfond të bardhë
  • Mos e ngjisni fotografinë në aplikim.

Për të evituar vonesat, ju lutemi sigurohuni që fotografia të plotësojë të gjitha kërkesat ndryshe nuk pranohet.

Nëse jeni i moshës 16 deri në 17 vjeç, dhe keni një mjet identifikimi të pranueshëm si më sipër, duhet që njëri nga prindërit të japë miratimin e tij/saj për lëshimin e pasaportës.  Ne rekomandojmë që njëri nga prindërit të paraqitet me ju së bashku me një dokument identifikimi dhe certifikatën tuaj të lindjes.  Aplikimi juaj mund të mos pranohet nëse kemi ndonjë kundërshtim me shkrim nga njëri prej prindërve.  Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Shembuj të Miratimit të Prindërve:

  • Njëri nga prindërit paraqitet me ju dhe firmos aplikimin tuaj për pasaportë dhe të ketë me vete certifikatën tuaj të lindjes ku shkruhet emri i tij/saj në certifikatë dhe një dokument identifikimi.
  • Ose një deklaratë me shkrim e firmosur nga prindi kur jep miratimin e tij/saj për lëshimin e pasaportës (e shoqëruar me nje fotokopje të certifikatës tuaj të lindjes dhe një dokument identifikimi).

Ju lutemi paraqesni:

Produkti Tarifa e Aplikimit Tarifa e Ekzekutimit Shuma
Vetëm Pasaporta 110 Dollarë 35 Dollarë 145 Dollarë
Vetëm Karta 30 Dollarë 35 Dollarë 65 Dollarë
Pasaporta dhe Karta së Bashku 140 Dollarë 35 Dollarë 175 Dollarë

 

Pagesat bëhen vetëm në momentin e takimit në konsullatë me para në dorë (dollarë ose leke), ose me kartë krediti.  Paratë që kanë njolla boje nuk do të pranohen.

Shënim: Karta Pasaportë është dokument udhëtimi i madhësisë së kartës së identitetit e cila mund të përdoret vetëm për të ri-hyjnë në Shtetet e Bashkuara në vendkalimet kufitare tokësore dhe në portet detare të hyrjes nga Kanadaja, Meksika, Karaibet dhe Bermuda.  Nuk mund të përdoret nëse ri-hyni me avion.  Nëse kërkoni edhe kartë ju lutemi shënoni kryq në vendin e duhur të formularit të aplikimit.

Ju mund të caktoni një takim nëpërmjet Kalendarit Konsullor.

Vini re: Pajisjet elektronike (p.sh., tablet, apo laptop) nuk lejohen brenda murit të Ambasadës; ndërsa celularët mund të vendosen në vendin përkatës brenda vendqëndrimit të rojes.

Tërheqja e Pasaportës

Nëse aplikimi miratohet, pasaporta me vlefshmëri të plotë do të prodhohet në SHBA dhe mund të tërhiqet ose dërgohet me postë private pas rreth një ose dy javësh.  Ju do të merrni një email ku do të njoftoheni për mbërritjen e pasaportës dhe për mënyrën e tërheqjes së saj.  Nëse për ndonjë arsye teknike ju nuk merrni një njoftim brenda kësaj periudhe ju lutemi na shkruani ose paraqituni për të pyetur mbi statusin e pasaportës.

Nëse dëshironi që të dërgojmë pasaportën me postë private, ju lutemi na thoni gjatë paraqitjes së aplikimit.  Tarifa për çdo pasaportë është 500 lekë brenda Tiranës dhe 600 lekë jashtë Tiranës.  Pagesa nuk mblidhet nga zyra jonë dhe bëhet kur të tërhiqni pasaportën në zyrat e caktuara të Albanian Courier.  (Vini re se pasaportat nuk dërgohen në adresën tuaj por në pikën e caktuar nga Albanian Courier në qytetin tuaj.  Punonjësit e Albanian Courier do t’ju njoftojnë se ku dhe kur do të tërhiqni pasaportën tuaj.  Zakonish brenda 48 orëve nga data e marrjes së pasaportën nga zyra jonë.)

Nëse keni pyetje rreth pasaportave, përgjigjen e të cilave nuk e gjeni në faqen tonë të  internetit, ju lutemi na kontaktoni me email në ACSTirana@state.gov.