Shërbime Pasaporte

Të gjitha shërbimet konsullore për qytetarët Amerikanë janë pezulluar deri më datë 27 nëntor 2020. Ju lutemi monitoroni këtë faqe interneti për përditësime mbi aplikimet për pasaportë. Nëse keni nevojë për pasaportë emergjente, na shkruani një email në adresën ACSTirana@state.gov.  Aplikimet për pasaporta do të pranohen vetëm të mërkuarave dhe të premteve.  Ju lutemi ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të aplikuar për një pasaportë të re.

Aktualit, ambasada e SHBA-së në Tiranë ofron shërbime vetëm për pasaporta emergjente për nënshtetasit Amerikanë që kanë nevojë të udhëtojnë urgjent dhe nuk kanë një pasaportë të vlefshme.

Zgjedhni Shërbimin që Kërkoni

Nëse pasaporta juaj është dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme, veçanërisht kapaku ose fleta ku shfaqen të dhënat tuaja personale dhe fotografia, dhe nëse dëshironi ta zëvendësoni, do t’ju duhet të sillni, përveç të tjerave si më poshtë, edhe një deklaratë me shkrim për rrethanat se si, kur dhe ku është dëmtuar pasaporta

Në përgjithësi, aplikantët për pasaportë mund të shoqërohen nga pjestarët e afërt të familjes ndërsa për të miturit ata shoqërohen nga prindërit përpara se të hyjnë në ambasadë.  Por ka edhe raste kur mund të shoqërohen edhe nga avokatë në intervistën e tyre.  Pjesëmarrja e ndonjë pale të tretë, si për shumbull avokatët, që shoqërojnë aplikantin gjatë intervistës duhet t’i nënshtrohen parametrave të mëposhtëm për të siguruar një proces të rregullt të intervistimit dhe për të ruajtur integritetin e gjykimit të aplikimit:

[përkthimi vjen së shpejti – ndërkohë mund të lexoni versionin në Anglisht duke shtypur lidhjen në krah të djathtë të kësaj faqe.]