Shërbimet Noteriale

Ambasada Amerikane në Tiranë, nuk mban përgjegjësi apo detyrim për aftësinë profesionale ose reputacionin, ose cilësinë e shërbimeve të ofruara nga personat apo firmat në vijim.  Përfshirja në këtë listë është në asnjë mënyrë një mbështetje nga Departamenti i Shtetit apo i Ambasadës Amerikane.  Emrat janë vendosur sipas rendit alfabetik, dhe renditja në të cilën shfaqen nuk ka rëndësi tjetër.

Shërbimet Noteriale janë në dispozicion për të gjithë mbajtësit e pasaportave Amerikane dhe shtetasve të huaj që kanë dokumenta të destinuara për përdorim në Shtetet e Bashkuara.  Këto ekzekutohen nga zyrtarët Konsullor dhe mund të përfshijnë: dokumentat që nënshkruhen para një zyrtari konsullor, deklaratat e bëra nën betim, dëshmitë, dhe dëftesat.

Për të caktuar një takim, ju lutemi shtypni në kalendarin elektronik.

Ditën e takimit ju lutemi sillni:

  • Një pasaportë të vlefshme ose dëshmi identiteti të lëshuar nga një agjenci qeveritare (p.sh.: patentë shoferi ose kartë identiteti kombëtare janë të pranueshme, ndërsa një kartë identiteti studenti nuk është);
  • Dokumentin që dëshironi të noterizoni;
    (Nëse dokumenti juaj kërkon dëshmitar, ju lutemi sillni me vete dëshmitarët. zyrtarët konsullor dhe stafi i tyre nuk mund t dëshmojë për çështje noteriale);
  • 50 Dollarë ose ekuivalentin në Leke, për vulën konsullore të parë (për çdo vulë apo nënshkrim të konsullit që mund të jepen në të njëjtën kohë për të njëjtin veprim do t’ju kushtojë 50 Dollarë të tjera).  Shënim: Pagesa kryhet te arkëtari i Seksionit Konsullor, dhe mund të bëhet me para në dorë (Dollarë ose Lekë) ose me kartë krediti (Visa, Master Card, American Express, Diners Club, dhe Discover).

Janë tre shërbime noteriale që një zyrtar Amerikan konsullor mund të ofrojë: Dëftesa, Vërtetime, dhe Dëshmi.

Një dëftesë është kur një individ deklaron përpara zyrtarit konsullor që një dokument është ekzekutuar lirisht dhe me vullnet të plotë.  Zyrtari konsullor certifikon që ky individ u paraqit përpara tij/saj dhe e ka ekzekutuar dokumentin lirisht dhe vullnetarisht.  Kjo është forma e shërbimit noterial më të zakoshëm.  Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme në dokument, një fletë shtesë mund t’i bashkëngjitet si dëftesë.  Zyrtari konsullor do t’ju pyesë:

“A po e nënshkruani këtë dokument me dëshirën tuaj të lirë?”

Një vërtetim është kur një individ deklaron përpara zyrtarit konsullor se ai/ajo dëshmon ekzekutimin e një dokumenti.  Zyrtari konsullor certifikon që dëshmitari u paraqit përpara tij/saj dhe se ky i fundit deklaron se ka vërejtur ekzekutimin e dokumentit dhe nënshkruan si një dëftesë.

Një dëshmi është një deklarim me shkrim ose deklaratë faktesh bërë vullnetarisht nga një individ nën betim ose pohim, përpara një zyrtari konsullor.  Për shëmbull, një deklaratë faktesh e një dëshmitari për t’u përdorur në procedura juridike do të ishte një dëshmi.  në një dëshmi, zyrtari konsullor administron një betim të një personi që jep një dëshmi.  Për çdo individ që ngurron të japë një betim, mund t’i merret një pohim në vend të një betimi.  Zyrtari konsullor do të bëjë pyetjen:

“A betoheni ju (ose pohoni) që deklaratat të cilat po i nënshkruani janë të vërteta?”

Ambasada Amerikane në Tiranë nuk mund të certifikojë kopjet e origjinaleve të kredencialeve akademike, diplomat apo transkriptet e kolegjeve.

Ne mund të ofrojmë shërbimet noteriale të mëposhtme:

Ne nuk mund të ofrojmë shërbimet noteriale të mëposhtme:

  • Noterizime/legalizime/certifikime të lëshuara nga shtetet e Shteteve të Bashkuara;
  • Noterizime/legalizime/certifikime të kredencialeve akademike Amerikane;
  • Formularin I-864 (Dëshmi Mbështetje), e cila nuk kërkohet më të noterizohet;
  • Kopje të certifikuara të origjinaleve (kopje të vërteta), të dokumentave jo-Amerikan (Përveç rasteve kur aplikohet për një numër identiteti (ITIN) në lidhje me taksat Amerikane).

Pyetje? Dërgoni një email në adresën ACSTirana@state.gov me subjekt të qartë.