Shërbimi për të Ardhurat (Taksat Amerikane)

Për Qytetarët Amerikanë dhe Banorët e Përhershëm të Ligjshëm (me Kartë Jeshile)

Nëse jeni një qytetar Amerikan apo një rezident i huaj (me “green card”), rregullat për të deklaruar të ardhurat, pronat, dhe dhuratat dhe t’i paguani ato janë përgjithësisht të njëjta pavarësisht se jetoni në SHBA apo jashtë.  Të ardhurat tuaja jashtë SHBA-ve janë subjekt taksimi, pavarësisht se ku banoni.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Zyrës së Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave “Qytetarët Amerikanë dhe Banorët e Huaj Jashtë SHBA”.  Më tepër informacion mund të lexoni edhe në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Përfitimet Federale dhe Obligimet” nën titullin “Taksat/Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave”.

Numri i Identifikimit Personal të Taksapaguesit

Çfarë është një ITIN?

ITIN është Numri i Identifikimit Personal të Taksapaguesit.  ITIN është numër procesi tatimor që lëshohet nga zyra Amerikane e taksave (IRS).  IRS lëshon këtë numë identifikues për individët që nuk janë të ligjshëm për të marrë një Numër Sigurimesh Shoqërore Amerikane (SSN).

IRS e lëshon këtë numër pavarësisht nga statusi i imigrantit që një individ mund të ketë në SHBA, sepse si banorët e SHBA apo edhe të huajt mund të jenë subjekt për të raportuar të ardhurat e tyre sipas ligjit Amerikan të tatimeve.  Ky numër nuk shërben gjë tjetër veç ka lidhje me deklarimin e të ardhurave federale.  ITIN nuk është autorizim për punë në SHBA apo të ofrojë përfitime nga sigurimet shoqërore.

Si të Aplikoni për një ITIN?

Ju mund të aplikoni më Formularin W-7 me zyrat e IRS në SHBA.  Ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna në faqen e tyre të internetit.

SHËNIM: Nëse ju po aplikoni nga jashtë SHBA, IRS gjithashtu pranon Formularin W-7 me postë i shoqëruar me dokumentacion ORIGJINAL ose me kopje të certifikuara nga autoriteti lëshues ku vërtetohet identiteti dhe nënshtetësia e aplikantit të ITIN.  Nëse po aplikoni me pasaportë të huaj, IRS pranon edhe kopje të saj nëse kjo e fundit është certifikuar ashtu si duhet.  Ju mund të certifikoni kopjen e pasaportës së huaj në zyrën konsullore të Ambasadës Amerikane në Tiranë duke caktuar një datë takimi në internet për shërbim noterial.  Tarifa e këtij shërbimi është 50 dollarë ose e barazvlefshme në leke sipas kursit të Ambasadës (pagesa mund të kryhet edhe me kartë krediti).

Burime të Tjera