Hua për t’u Riatdhesuar në Shtetet e Bashkuara për një Qytetar Amerikan

  1. Të Dërgosh Para në Shqipëri për një Qytetar Amerikan
  2. Hua për t’u Riatdhesuar në Shtetet e Bashkuara për një Qytetar Amerikan
  3. Hua Emergjente për Mjekim dhe Dietë Ushqimore

Qytetarët Amerikan që e gjejnë veten pa para në Shqipëri, mund të kërkojnë ndihmën e konsullatës që të kthehen në Shtetet e Bashkuara.  Departamenti i Shtetit lëshon hua qytetarëve të varfër Amerikane vetëm për qëllim që të kthehen në Shtetet e Bashkuara.  Zyrtari konsullor nuk ka fonde në dispozicion për shërbimet e mirëqenies sociale për shkak se Kongresi Amerikan nuk ka asnjë fond që do t’u shpërndahet Amerikanëve të varfër jashtë vendit.

Nëse shprehni nevojën për t’u riatdhesuar, ju lutemi kuptoni se ky proces zgjat disa ditë, dhe ky është një program hua dhënie.  Qeveria Amerikane pret që me kalimin e kohës ju të paguani mbrapsht huanë dhe kamat-vonesat, me interes.  Pasaportë juaj Amerikane do të kufizohet dhe ju nuk do të jeni në gjendje të merrni një pasaportë të re Amerikane deri sa të paguani huanë.  Ju duhet të përmbushni kriteret e mëposhtme për t’u pranuar për hua:

  • Duhet të jeni një qytetar i SHBA-së;
  • Duhet të jeni i varfër dhe do të përjetoni vështirësi në qoftë se nuk ktheheni në SHBA;
  • Duhet që asnjë nga miqtë apo familjarët tuaj në SHBA të jenë të gatshëm për t’ju ndihmuar financiarisht.

Pas kërkesës tuaj, dhe pasi të firmosni autorizimin për lëshim informacioni sipas Aktit të Privatësisë, seksioni konsullor do të kontaktojë familjarët dhe miqtë tuaj për të bërë të mundur gjetjen e financave dhe dërgimin e tyre elektronikisht për ju.  Nëse asnjë nga burimet financiare gjenden, ju mund të aplikoni për një hua riatdhesimi në mënyrë që ne të mund të blejmë një biletë vetëm me një drejtim për kthim të drejtpërdrejtë në Shtetet e Bashkuara.  Në këtë rast ju do të duhet të nënshkruani një premtim duke rënë dakord për të shlyer huanë e Qeverisë Amerikane brenda një periudhe të caktuar kohe.

Për më shumë informacion, ju lutem paraqituni në seksionin konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë, nga e Hëna deri të Premten, nga ora 8:00 me 11:45 paradite, dhe 1:00 deri 3:45 pasdite.  Procesi nuk mund të fillojë jashtë orarit zyrtar të shërbimit.