Vdekja e një Nënshtetasi Amerikan

Sektori i Shërbimeve për Qytetarët Amerikanë (ACS) në Ambasadën Amerikane në Tiranë mund të ndihmojë familjen dhe miqtë në rast vdekje të një qytetari Amerikan në Shqiperi.  Sektori ACS mund të veprojë si ndërmjetës në sistemimin e mbetjeve mortore dhe të ndihmojë me sendet personale.  Familja apo përfaqësuesi ligjor i familjes duhet të paguajë të gjitha shërbimet e varrimit si dhe kostot e transportimit apo edhe gjërat personale (nëse ka).  Sektori ACS do të punojë me agjencinë funerale që është përzgjedhur nga familja për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për transportimin e mbetjeve mortore për në SHBA.

Edhe nëse nuk është e nevojshme ndihma jonë për të, vdekja e një qytetari Amerikan në Shqipëri (turist apo rezident) duhet njoftuar me sektorin ACS unit në mënyrë që ne të lëshojmë Raportin Konsullor të Vdekjes së një Qytetari Amerikanë Jashtë.  Ky dokument është i nevojshëm për të zgjidhur problemet ligjore në SHBA.

Vdekja e një nënshtetasi Amerikan në Shqipëri duhet të raportohet sa më parë të jetë e mundur.  Ju lutemi dërgoni një email në acstirana@state.gov ose telefononi në numrin +355-(0)-4224-7285 dhe kërkoni të flisni me sektorin e Shërbimeve të Qytetarëve Amerikanë (ACS) gjatë orarit zyrtar ose me oficerin e dëzhurnit jashtë orarit zyrtar.  Kur të njoftoni për vdekjen, ju lutemi përgatituni të jepni sa më shumë informacion të jetë e mundur, duke përfshirë emrin e plotë të të ndjerit, datën dhe vendin e lindjes, numrin e pasaportës, datën dhe vendin e vdekjes, shkakun e vdekjes, dhe vendin ku është varrosur.

Kur ne mësojmë për vdekjen e një nënshtetasi Amerikan në Shqipëri, ne do të njoftojmë njeriun më të afërt sa më shpjet të jetë e mundur.

Në përgjithësi, njeriu më i afërt është bashkëshorti(ja), fëmijët e rritur, prindërit, ose vëllezërit apo motrat.  Ne preferojmë që të zbatojmë dëshirat e njeriut më të afërt kur bëhet fjalë për sistemimin e të ndjerit dhe për gjërat personale.  Ne do të kërkojmë nga njeriu më i afërt të plotësojë, noterizojë, dhe të na dërgojë formularin DS-5511, Dëshminë e Bashkëshortit(es) ose të Njeriut më të Afërt (në Anglisht: Affidavit of Surviving Spouse or Next of Kin).  Kjo dëshmi nuk është testament, por një lloj prokure që ne të kemi mundësi të ndihmojmë familjen nëse nuk ndodhen në Shqipëri.

Sipas ligjit Shqiptar, autopsia mund të bëhet në rastet kur personeli mjeksor beson se është e nevojshme të gjendet shkaku i vdekjes së të ndjerit, ose kur kërkohet nga njeriu më i afërt i familjes. Gjithashtu mund të bëhet një autopsi mjeko-ligjore kur urdhërohet kështu nga prokurori ose me vendim gjykate. Për autopsinë dhe për qëndrimin në morg të trupit ka tarifa që shkojnë nga 5,000 ALL në 6,500 ALL në ditë.

Certifikatat e vdekjes Shqiptare lëshohen nga zyrat e gjendjes civile me juridiksion mbi vendin e regjistrimit të të ndjerit ose sipas vendit të vdekjes.  Nëse i ndjeri nuk ka lindur në Shqipëri, familjes do t’i duhet të ketë një certifikatë lindje Amerikane me vulën apostile në mënyrë që të regjistrohet në zyrat e gjendjes civile si person dhe pastaj të marrë certifikatën e vdekjes (kjo rregullore po rishikohet nga autoritetet Shqiptare).

Certifikata është në gjuhën Shqipe, e cila është e preferuar, kushton 50 Leke.  Ndërsa ajo në shumë gjuhë, përfshi dhe Anglisht, kushtpn me një tarifë më të lartë.

Në Shtetet e Bashkuara, një “Raport i Vdekjes së një Nënshtetasi Amerikan Jashtë SHBA” (CRODA) që lëshohet nga Ambasada në përgjithësi bazohet nga certifikata lokale e vdekjes për të sistemuar çështjet ligjore që mund të hapen në SHBA si pasojë e vdekjes së personit.  CRODA është një raport që jep fakte në lidhje me vdekjen e një qytetari Amerikan, mbi sistemimin e mbetjeve mortore, dhe për kujdestarinë e sendeve personale të të ndjerit.  Raporti i Vdekjes bazohet mbi certifikatën e huaj të vdekjes, dhe nuk mund të plëshohet derisa certifikata e huaj e vdekjes është lëshuar.  Zakonisht kërkon dy deri në tre javë për lëshimin e CRODA, në varësi të certifikatës së vdekjes lokale.

Ne i japim familjes deri në 20 kopje falas në momentin e lëshimit të CRODA.  Për kopje shtesë, mund t’i kërkoni Departamentit Amerikan të Shtetit sipas faqes së tyre të intenetit.

Varrosja: Nënshtetasit e huaj që vdesin në Shqipëri mund të varrosen në këtë vend pavarësisht mbi statusin e tyre në këtë vend.  Ata mund të varrosen në varreza publike apo fetare.  Fillimisht duhet marrë një “Leje Varrimi” nga zyrat e gjendjes civile (kjo gjë zakonisht merret në momentin kur merr edhe certifikatën lokale të vdekjes).  Tarifat për varrim ndryshojnë nga 40,000 ALL në 70,000 ALL, në varësi të vendit të varrosjes.  Kostot për arkivolin ndryshojnë nga 30,000 ALL në 280,000 ALL.  Arkivolet hermetike speciale që plotësojnë kushtet ndërkombëtare për transportimin e mbetjeve gjenden në treg nga agjencitë funerale.

Djegja: Nuk ka vende ku mund të djegësh kufomën në Shqipëri.

Zhvarrosja: Zhvarrosja mund të ndodhë pas 15 vitesh dhe vetëm me lejen e bashkisë apo komunës që administron varrezat. Anëtarët e famijes apo përfaqësuesi ligjor mund të kërkojë zhvarrosje pas 5 vitesh nga data e varrimit.  Zhvarrosja mund të ndodhë më përpara edhe me urdhër gjykate apo prokurori për çështje hetimi.  Mund të ketë tarifa zhvarrimi.

Balsamimi: Nuk ka bende ku të balsamosh në Shqipëri.  Gjithsesi, ligji Shqiptar e lejon varrimin e kufomave të balsamosura vetëm në varreza që kanë lejen për të varrosur kufoma të tilla.

Transportimi i Mbetjeve Mortore në Shtetet e Bashkuara: Nëse njeriu më i afërm dëshiron të transportojë të ndjerin për varrosje në SHBA, një agjenci funerale në Shqipëri duhet të bashkëpunojë me një agjenci funerale në SHBA sipas zgjedhjes së familjarëve.

Shpenzimet e agjencisë funerale në Shqipëri, duke përfshirë edhe dokumentacionin përkatës, tarifat e morgut apo autopsisë (nëse ka), si dhe arkivolin special dhe transportimin për në shkojnë nga 410,000 ALL në 500,000 ALL (pa përfshirë biletën e aeroplanit).  Shumica e agjencive funerale në Shqipëri kërkojnë të bëjnë pagesën paraprakisht.

Paratë mund të transferohen nga SHBA duke përdorur kompani private si Western Union, ose nëpërmjet sistemit OCS/TRUST të Departamentit Amerikan të Shtetit ose të transferohen drejtpërdrejt në llogarinë bankare të agjencisë funrele në Shqipëri.

COVID-19: Kushtet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për importimin e mbetjeve njerëzore varet nëse trupi është balsamosur, kremruar, ose nëse personi ka vdekur nga një sëmundje e transmetueshme e karantueshme.

Në këtë pikë, COVID-19 është një sëmundje e transmetueshme e lejueshme në Shtetet e Bashkuara dhe mbetjet duhet të plotësojnë standardet për importim që gjenden në ligjin 42 Kodi i Rregullave Federale Pjesa 71.55 dhe mund të miratohet, lëshohet dhe autorizohet vetëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara në kushtet e mëposhtme:

  • Mbetjet janë kremuar; OSE
  • Mbetjet janë balsamosur dhe vendosur në arkivol të mbyllur hermetikisht sipas procedurave; OSE
  • Mbetjet shoqërohen nga një leje speciale të lëshuar nga Drejtori i CDC.  Leja e CDC (nëse kërkohet) duhet të shoqërojë arkivolin me mbetjet gjatë gjithë kohës së transportimit.

Lejet për importimin e mbetjeve të një personi që dihet ose dyshohet se ka vdekur nga një sëmundje e transmetueshme izoluese mund të merret përmes Divizioni i Migracionit Global dhe Karantinës të CDC duke telefonuar Qendrën e Operacioneve të Urgjencës në 770-488-7100 ose duke dërguar email në adresën dgmqpolicyoffice@cdc.gov. Ju lutemi shikoni udhëzimet e CDC për informacion shtesë.

Vini Re: Ambasada Amerikane në Tiranë, nuk merr përgjegjësi ose detyrim për aftësinë profesionale ose reputacionin e, ose cilësitë e shërbimeve të ofruara nga subjektet e mëposhtme. Përfshirja në këtë listë është në asnjë mënyrë një miratim nga ana e Departamentit të Shtetit apo të Ambasadës së SHBA. Emrat janë të renditur sipas rendit alfabetik, dhe mënyra në të cilin ato duken nuk ka rëndësi tjetër. Të dhënat në listë për kredencialet profesionale, fushat e ekspertizës, dhe aftësinë e gjuhës janë siguruar direkt nga subjektet.

Alba 2000
Adresa 1: Rr. Dibres, Nr. 302, Tiranë
Adresa 2: Rr. Durresit, Tiranë
Tel: +355-(0)-4236-0639; +355-(0)-4223-2921
Cel: +355-(0)68-203-6063; +355-(0)68-204-7089
Email: funeral_alba_2000@hotmail.com
Facebook: https://www.facebook.com/funeralealba2000/
Shërbimi: 24-orë / në të gjithë Shqipërinë.

Perla sh.p.k.
Kont Uran Sqaure, Nr. 39
Tiranë
Tel: +355-(0)-4222-1578
Cel: +355-(0)68-209-2228; +355-(0)68-203-4712
Facebook: https://www.facebook.com/funeralperla/
Shërbimi: 24-orë / në të gjithë Shqipërinë.

Univers
Rr. Bardhyl
Tiranë
Cel: +355-(0)69-533-3337
Cel: +355-(0)68-200-3441
Email: funeralunivers@gmail.com
Web: funeralunivers.com
Facebook: facebook.com/Agjensi-Funerale-Univers
Shërbimi: 24-orë / në të gjithë Shqipërinë.

Për të transportuar mbetje mortore nga SHBA në Shqipëri, duhet kontaktuar Ambasada Shqiptare në Washington për të marrë dokumentacionin e nevojshëm.  Agjencitë funerale në SHBA mund t’ju ndihmojnë me këtë proces.  Për më shumë informacion mbi dërgimin e mbetjeve mortore nga Shtetet e Bashkuara në një vend të huaj, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Shoqatës Amerikane të Agjencive Funerale (NFDA).

Informacion Shtesë

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit “Raporti Konsullor i Vdekjes.”