Shërbime Shtetësie

Ju mund të pretendoni shtetësinë Amerikane, nëse keni lindur në Shtetet e Bashkuara, ose nëse keni lindur jashtë Shteteve të Bashkuara, nga një prind qytetar Amerikan dhe kur ky i fundit plotëson kërkesat e pranisë së tij fizike në SHBA.

Transmetimi i shtetësisë Amerikane varet nga ekzistenca e lidhjes së gjakut midis aplikantit dhe prindit qytetar Amerikan.  Prandaj, fëmijët e birësuar nuk e marrin shtetësinë Amerikane automatikisht pas birësimit.  Megjithatë, fëmijët e birësuar mund të jenë të ligjshëm për shtetësinë nëpërmjet natyralizimit nëse ata po procesohen për një vizë emigrimi.

Individët që kanë qenë Dokumentuar më parë si Shtetas Amerikan:

Nëse juve u është lëshuar më parë një nga dokumentet e mëposhtme, ju mund të filloni menjëherë kërkesën për pasaportën tuaj të parë Amerikane.  Në qoftë se ju nuk posedoni cilindo prej këtyre dokumenteve, ju duhet të merrni një kopje të vërtetuar nga autoriteti lëshues.

Sapo të keni një nga dokumentat e mësipërme, ju lutemi ndiqni udhëzimet tona për të aplikuar për pasaportën tuaj të parë në faqen tonë të Internetit “Pasaportat”.

Individët që nuk janë Dokumentuar Kurrë si Shtetas Amerikan:

Nëse ju keni lindur jashtë Shtatave të Bashkuara, dhe nuk jeni dokumentuar kurrë si një shtetas Amerikan, dhe jeni:

  • Nën moshën 18 vjeç: ju lutemi lexoni udhëzimet për të aplikuar për një Raport Konsullor të Lindjes Jashtë SHBA.
  • Mbi moshën 18 vjeç: ju lutemi lexoni udhëzimet nëse pretendoni shtetësinë Amerikane.

Nëse ju dëshironi të hiqni dorë nga shtetësia Amerikane, ju lutemi lexoni udhëzimet e dhëna në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Braktisja e Shtetësisë Amerikane” (në Anglisht).  Nëse banoni në Shqipëri dhe keni pyetje mbi këtë çështje apo dëshironi të hiqni dorë nga shtetësia Amerikane, ju lutemi na shkruani me email në adresën ACSTirana@state.gov për më shumë informacion.