Vështrim i Përgjithshëm

Aplikimi për një Raport të Lindjes Jashtë SHBA-së (CRBA) duhet bërë përpara se fëmija të mbushë moshën 18 vjeç, dhe ne rekomandojmë që prindërit të aplikojnë sa më shpejt të jetë e mundur pas lindjes së fëmijës.

Një CRBA nuk është dokument për të udhëtuar.  Ne rekomandojmë që të aplikoni edhe për pasaportën Amerikane në të njëjtën kohë me aplikimin për CRBA.  Edhe pse fëmija juaj mund të ketë pasaportë të një shteti tjetër, ai/ajo nuk mund të hyjë në SHBA pa pasportë Amerikane nëse ligjërisht përfiton nënshtetësinë Amerikane.