Si të Aplikoni për një CRBA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të rifillojë të ofrojë shërbime të kufizuara në datën 2 dhjetor 2020, ku përfshihen aplikimet dhe rinovimet e pasaportave, Raportet Konsullore të Lindjes Jashtë SHBA-së (CRBA) dhe shërbimet noteriale.  Disponueshmëria e datave dhe orareve të takimit është e kufizuar pasi na lejon të marrim masa paraprake për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë punonjësve të Ambasadës, si dhe atyre që u shërbejmë.  Koha e pritjes për takimet mund të jetë më e gjatë se normalja. Ne e vlerësojmë durimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin tuaj me të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

Ju mund të caktoni një takim duke ndjekur lidhjet mëposhtme.  Për çështje më urgjente, ju lutemi na kontaktoni direkt në ACSTirana@state.gov.

Shënim: Informacioni i mëposhtëm është vetëm për aplikantët nën moshën 18 vjeç.  Nëse ju jeni 18 vjeç e sipër dhe po përpiqeni të përfitoni nënshtetësinë Amerikane nga prindi Amerikan, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna në faqen tonë të internetit “Pretendimi i Nënshtetësisë”.

Si të Aplikoni

Për të aplikuar për një CRBA për fëmijën tuaj:

    1. Vizitoni Pranueshmëria për një CRBA, në faqen tonë për të konfirmuar nese fëmija juaj kualifikohet ose jo.  Në varësi të rrethanave të lindjes, prindi Amerikan duhet të plotësojë disa kërkesa të caktuara të pranisë fizike në SHBA.  Vini re se tarifat e aplikimit nuk kthehen nëse fëmija juaj nuk kualifikohet.
    2. Përgatisni dokumentat bazuar në Listën e Dokumentacionit (PDF 407 KB).  Ju lutemi vendosni një [X] për secilin dokument që do të paraqesni.  Vini re se për disa nga dokumentat e kërkuara ju duhet të sillni origjinalin së bashku me fotokopjen sipas udhëzimit.  Dokumentat duhet të vendosen sipas rradhës së listës, me origjinalin në krye të fotokopjes.
    3. Pasi të keni përgatitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar në listë, ju lutemi caktoni një takim sipas Kalendarit të Takimeve.  Nuk pranohen aplikime pa caktuar një takim paraprakisht.  Fëmija duhet të jetë i pranishëm gjatë intervistës së bashku me prindërit.  Tarifa e aplikimit është 100 dollarë dhe paguhet ditën e takimit në konsullatë.  Pagesa mund të kryhet me dollarë, me lekë, ose me kartë krediti.

Aplikimi për Pasaportë për Fëmijën

Shumica e prindërve zgjedhin të aplikojnë edhe për pasaportën e parë Amerikane për fëmijën e tyre në të njëjtën kohë me CRBA.  Ju lutemi vini re se prindërit duhet të jenë prezent gjatë aplikimit për pasaportë (ose prindi që nuk mund të paraqitet duhet të plotësojë Formularin DS-3053 (PDF 41.23 KB)) për të dhënë pëlqimin e tij/saj për lëshimin e pasaportës).  Udhëzimet për aplikimin ndodhen në listën e dokumentacionit.

Koha e Përpunimit të Aplikimit

CRBA prodhohet në SHBA.  Zakonisht duhen rreth 15 ditë që nga dita e miratimit që ju ta merrni atë në dorë.

Pyetje?

Nëse kërkoni informacion që nuk e gjeni në faqen tonë të internetit, ju lutemi na kontaktoni në adresën ACSTirana@state.gov.