Pranueshmëria për një CRBA

Fëmijët e lindur jashtë SHBA-së nga një prind apo prindër qytetar Amerikanë (nën moshën 18 vjeç) mund të përfitojnë nënshtetësinë Amerikane nëse plotësohen kushtet e ligjit të nënshtetësisë.  Më poshtë është një përshkrim i shkurtër i disa rrethanave në të cilat një fëmijë mund të përfitojë nënshtetësinë Amerikane.  Për informacion të mëtejshëm ju lutemi përzgjidhni përshkrimin që ju përket familjes tuaj.

SHËNIM:  Të gjitha periudhat e prezencës fizike në SHBA duhet të jenë përpara lindjes së fëmijës tuaj.

Fëmijët nën moshën 18 vjeç, të lindur nga qytetarë Amerikanë por që nuk përfitojnë nënshtetësinë Amerikane me lindje jashtë SHBA-së mund të kualifikohen në bazë të Aktit Amerikan të Nënshtetësisë së Fëmijëve të vitit 2000.  Informacion i mëtejshëm është i mundur në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Nëse ju jeni mbi 18 vjeç dhe keni kërkesë për nënshtetësinë Amerikane, lexoni informacion në faqen tonë të internetit.

Një fëmijë i lindur jashtë SHBA-së nga dy prindër qytetarë Amerikanë, brenda martesës, ka të drejtën e nënshtetësisë Amerikane, nëse njëri nga prindërit ka qënë banor i SHBA-së përpara lindjes së fëmijës. (Nuk ka rëndësi se sa ka qëndruar prindi në SHBA).  SHËNIM: Nëse fëmija ka lindur jashtë martese, referohuni pikave të mëposhtme.

Një fëmijë i lindur jashtë SHBA-së nga një prind qytetar Amerikan dhe nga një prind jo-qytetar Amerikan të martuar mund të përfitojë nënshtetësinë Amerikane nëse prindi Amerikan ka qënë fizikisht i pranishëm në SHBA për të paktën 5 (pesë) vite, 2 (dy) nga të cilat pas moshës 14 vjeç.

Një fëmijë i lindur jashtë SHBA-së nga një nënë qytetare Amerikane (e pa martuar në kohën kur ka lindur ky fëmijë) mund të përfitojë nënshtetësinë Amerikane nëse nëna ka qënë fizikisht e pranishme pa shkëputje për të paktën 365 ditë (1 vit të plotë) në SHBA në çdo kohë të jetës së saj përpara lindjes së fëmijës. (SHËNIM: Periudhat që mamaja ka qëndruar jashtë SHBA për shkak të punës me qeverinë Amerikane apo për shkak të impenjimit në Ushtrinë Amerikane nuk merren parasysh për këtë kategori).

Një fëmijë i lindur jashtë SHBA-së nga një baba qytetar Amerikan ( i pa martuar në kohë kur ky fëmijë ka lindur) mund të përfitojë nënshtetësinë Amerikane nëse ky i fundit ka qënë fizikisht i pranishëm në SHBA për të paktën 5 (pesë) vite, 2 (dy) nga të cilat pas moshës 14 vjeç.  Në këtë kategori babai duhet të deklarojë me shkrim që është dakort të njohë atësinë a fëmijës dhe që do ta mbështesë fëmijën financiarisht derisa ai/ajo të arrijë moshën 18 vjeç.