Ndihmë Juridike

Ambasada Amerikane në Tiranë, nuk mban përgjegjësi apo detyrim për aftësinë profesionale ose reputacionin, ose cilësinë e shërbimeve të ofruara nga personat apo firmat në vijim.  Përfshirja në këtë listë është në asnjë mënyrë një mbështetje nga Departamenti i Shtetit apo i Ambasadës Amerikane.  Emrat janë vendosur sipas rendit alfabetik, dhe renditja në të cilën shfaqen nuk ka rëndësi tjetër.  Informacioni në listë për kredencialet profesionale, fushat e ekspertizës dhe aftësinë e gjuhës janë siguruar direkt nga avokatët.  Ju mund të merrni informacion shtesë në lidhje me individët duke kontaktuar me Dhomën Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë.

Qytetarët Amerikanë që udhëtojnë apo banojnë në Shqipëri, janë subjekt i ligjeve dhe rregullave të këtij vendi.  Ambasada Amerikane nuk ka juridiksion të çështjeve juridike në Shqipëri, dhe ne e kemi të ndaluar të japim këshilla ligjore apo shërbime të këtij lloji (22 CFR 92.81).

Vini re:  Informacioni në këtë faqe, në lidhje me ligjet dhe rregullat e Shqipërisë jepet vetëm si informacion i përgjithshëm dhe nuk mund të jetë plotësisht i saktë në raste të veçanta.  Pyetjet që kërkojnë interpretim të ligjeve Shqiptare duhet t’i drejtohen avokatëve vendor.

Listat e Personave apo Zyrave që Ofrojnë Shërbime Ligjore