Arrestimi i një Qytetari Amerikan

Informacion për Qytetarët Amerikan të Arrestuar/Burgosur në Shqipëri

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, çdo qytetar Amerikan është subjekt i ligjeve dhe rregullave të këtij vendi.  Në qoftë se ju shkelni ligjin në Shqipëri, madje edhe pa e ditur, ju mund të dëboheni, gjobiteni, arrestoheni, ose burgoseni.

Procesi gjyqësor mund të jetë i gjatë.  Kushtet e jetesës nëpër burgje janë duke u përmirësuar, por janë ende shumë të vështira.  Të burgosurit jetojnë në qeli të vogla dhe kanë qasje të kufizuar për të telefonuar.  Zakonisht, anëtarët e familjes blejnë pajisjet higjenike për tualet, shtrate të rehatshme dhe artikuj personal për të burgosurit.

Nëse ju, një pjestar i familjes, apo mik arrestohet në Shqipëri ju lutemi njoftoni Sektorin për Shërbimet e Qytetarëve Amerikanë në numrin +355-(0)-4224-7285 ose me email në adresën acstirana@state.gov.

Çfarë shërbimesh mund të ofrojë Ambasada Amerikane për qytetarët Amerikanë të arrestuar apo burgosur në Shqipëri?

Ne monitorojmë kushtet e burgjeve dhe mund të protestojmë abuzimet e supozuara ndaj të burgosurve qytetarë Amerikanë.  Ne punojmë me autoritetet e burgut për të siguruar trajtim në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut dhe për të siguruar se Amerikanëve u është ofruar një proces i rregullt sipas ligjeve shqiptare.

Shërbimet Konsullore Përfshijnë:

  • Vizitën e të burgosurit sa më shpejt të jetë e mundur pas njoftimit të arrestimit;
  • Dhënien e një liste avokatësh që praktikojnë ligjin në Shqipëri për të ndihmuar të burgosurit të marrin përfaqësim ligjor;
  • Dhënien e informacionit në lidhje me procedurat gjyqësore në Shqipëri;
  • Njoftimin e familjarëve dhe/ose miqve, nëse autorizohet nga i burgosuri me anë të Aktit të Privatësisë Formularin DS-5505 (PDF 184.97 KB);
  • Dërgimin e mesazheve familjarëve dhe miqve.

Çfarë shërbimesh NUK MUND të sigurojë Ambasada Amerikane?

Një zyrtar konsullor nuk mund të:

  • Kërkojë lirimin e menjëhershëm të një qytetari Amerikan të arrestuar në Shqipëri, ose të shkaktojnë lirimin e tij;
  • Përfaqësojnë një qytetar Amerikan në gjykim, të japë këshilla juridike ose të paguajnë taksat ligjore dhe/ose gjoba me fondet e Qeverisë së SHBA.

Kë mund të kontaktojë Ambasada në emër të një të burgosuri?

Me kërkesën e të burgosurit, ne mund të kontaktojmë çdo pjestar të familjes ose çdo mik që i burgosuri dëshiron të njoftojë.  Megjithatë, sipas Aktit të Privatësisë ne nuk mund të lëshojmë çdo informacion në lidhje me një rast pa autorizim të veçantë nga i burgosuri.

Akti i Privatësisë – Dispozitat e Aktit të Privatësisë janë projektuar për të mbrojtur privatësinë dhe të drejtat e Amerikanëve, por herë pas here kjo komplikon përpjekjet tona për të ndihmuar qytetarët jashtë vendit.  Si rregull, zyrtarët konsullorë nuk mund të japin informacione (në lidhje me vendndodhjen e një individi Amerikan, mirëqenien, qëllimet, apo problemet) çdokujt, përfshirë këtu edhe anëtarëve të familjes dhe përfaqësuesve të Kongresit, pa pëlqimin e shprehur me shkrim të atij individi.  Edhe pse kjo mund të shkaktojë ankth për familjarët që shqetësohen, zyrtarët konsullor duhet të veprojnë sipas dispozitave të Aktit të Privatësisë.

A ka një i burgosur të drejtën e një avokati?

Një avokat luan një rol të rëndësishëm në procesin gjyqësor në Shqipëri.  Sipas ligjit Shqiptar, i paraburgosuri ka të drejtë të ketë një avokat të pranishëm gjatë çdo seance pyetjesh, si edhe në çdo seancë ose gjykim gjyqësor.  Nëse i paraburgosuri nuk mund të përballojë që të ketë një avokat privat, qeveria do të japë një mbrojtës publik sipas kërkesës.

Avokati i të pandehurit duhet të lehtësojë duke e çuar çështjen menjëherë në gjyq, të presojë për një dënim të favorshëm, të paguaj gjobat e mundshme dhe së fundmi të sigurojë lejen përfundimtare për lirim.  ndërhyrjen e prokurorit është shpesh e domosdoshme në dhënien e dokumenteve e të pandehurit nga një zyrë në tjetrën, duke përfunduar hapat e nevojshme burokratike lokale, dhe të ngutshme për caktimin e paraqitjes në gjykatë. Para se të hyjnë në një marrëdhënie avokat-klient, i pandehuri duhet të konfirmojë rolin e avokatit të tij në lidhje me rastin e tij.

Prandaj, të pandehurit duhet të ushtrojë kujdes të madh në zgjedhjen e avokatit të personit.  Për një listë avokatësh që praktikojnë ligjin në Shqipëri, vizitoni faqen tonë të Internetit “Lista e Avokatëve”.  Vini re se kjo listë nuk përmban miratimin e Ambasadës për secilin avokat.

Po në qoftë se një i burgosur ka nevojë për fonde për tarifat ligjore apo gjobat?

Nëse dikush ka nevojë t’ju dërgojë fonde për tarifat ligjore, gjobat, apo shpenzime e tjera Departamenti Amerikan i Shtetit inkurajon që të përdorni shërbimet komerciale, të tilla si Western Union, të cilat janë përgjithësisht më të shpejtë se sistemi i transferimit të parave të Departamentit të Shtetit.  Shërbimet e Western Union përshkruhen në adresën e Internetit http://www.westernunion.com/, ose mund të telefonini në numrin 1-800-325-6000.

Familjarët ose miqtë mund të dërgojnë fonde për ju nëpërmjet Konsullatës Amerikane në Tiranë duke përdorur procesin e Mirëbesimit të Shërbimeve të Qytetarëve Jashtë Vendit (TRUST).  Për informacion shtesë, kontaktoni Departamentin e Shtetit, Zyrën e Shërbimeve të Qytetarëve Amerikan dhe Menaxhimit të Krizave në numrin 1-202-647-5225.  Më shumë informacion mund të gjeni në adresën e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Dërgimi i Parave një Qytetari Amerikan Jashtë SHBA”.