Hyrja dhe Qëndrimi

Ambasada Amerikane në Tiranë, nuk mban përgjegjësi apo detyrim për aftësinë profesionale ose reputacionin, ose cilësinë e shërbimeve të ofruara nga personat apo firmat në vijim.  Përfshirja në këtë listë është në asnjë mënyrë një mbështetje nga Departamenti i Shtetit apo i Ambasadës Amerikane.  Emrat janë vendosur sipas rendit alfabetik, dhe renditja në të cilën shfaqen nuk ka rëndësi tjetër.

Procedurat për të hyrë dhe qëndruar në Shqipëri janë autoritet i qeverisë Shqiptare dhe informacioni që jepet më poshtë mund të ndryshohet shpesh.  Pyetjet mbi rregullat dhe procedurat duhen adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit ShqiptarAmbasadës Shqiptare nëpër botë më pranë jush, ose një avokati që është i familjarizuar me ligjin e emigracionit të Shqipërisë.  Për më shumë informacion ju mund t’i referoheni edhe Ligjit Shqiptar Nr. 108/2013, të datës 28-Mar-2013 “Për të Huajt”.

Hyrja në Shqipëri

Nënshtetasit Amerikanë nuk kanë nevojë për vizë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë.  Ju duhet të keni një pasaportë të vlefshme për të paktën 3 muaj para datës së përfundimit të saj.

Përveç pasaportës, oficeri i kufirit dhe migracionit mund t’ju kërkojë të paraqesni edhe një ose disa nga dokumentet e mëposhtme:

  • Ftesa e garantit/ftuesit në Shqipëri;
  • Bileta/rezervimi për kthimin;
  • Dëshmia për akomodimin e mbështetur në prova;
  • Leja e punës nëse hyn në Shqipëri për motive punësimi;
  • Mjetet financiare, shqiptare ose valutë e huaj, që mund të shkëmbehen në një agjenci këmbimi në Republikën e Shqipërisë, ose forma të tjera pagese, që pranohen në transaksionet tregtare në Republikën e Shqipërisë, si çek, kartë krediti etj. (aktualisht është 30 (tridhjetë) euro për ditë qëndrimi dhe 15 (pesëmbëdhjetë) euro për të miturin;
  • Kartela origjinale e vaksinimit ndërkombëtar, kur i huaji vjen nga vende të prekura nga epidemi ose sëmundje, për të cilat legjislacioni shqiptar e kërkon.

Nënshtetasit e SHBA nuk kanë nevojë të regjistrohen me zyrat rajonale të kufirit dhe migracionit për qëndrime në më pak se një vit.  Nëse ju planifikoni të qëndroni më shumë se një vit, ju duhet të aplikoni për një leje qëndrimi ashtu si shpjegohet më poshtë.

Qëndrimi në Shqipëri pa pasur Leje Qëndrimi

Nënshtetasit e SHBA mund të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë deri në një vit pa leje qëndrimi.  Kur të aplikoni për hyrje në Shqipëri, oficeri i emigracionit dhe kufirit në portin hyrës (psh: Rinas) duhet të vendosë një vulë në pasaportë që shërben si provë hyrje në Shqipëri.  Ka raste të shpeshta që ata nuk e vulosin pasaportën sepse i hedhin të dhënat në sistemin e tyre.  Nëse ndodh kjo ne ju sugjerojmë që të ruani biletat e avionit apo kartat e vendit në avion si provë që keni hyrë në Shqipëri në atë datë sepse mund t’jua kërkojnë më vonë.

Për të rifilluar të njëjtin proces, ju duhet të largoheni nga Shqipëria dhe të qëndroni jashtë saj për të paktën 90 ditë.  Në fjalë të tjera, nëse ju qëndroni në Shqipëri për një vit, ju duhet të largoheni dhe të qëndroni për 90 ditë jashtë vendit në mënyrë që kur të ktheheni të mos ju kërkohet leje qëndrimi.

Nëse Planifikoni të Qëndroni më Shumë se Një Vit

Nëse planifikoni të qëndroni më shumë se një vit, ju duhet të aplikoni për një leje qëndrimi.  Sipas Nenit 147 të Ligjit Shqiptar Nr. 108/2013 “Për të Huajt”, lejet e qëndrimit për nënshtetasit e SHBA mund të jenë të vlefshme deri në 5 vjet, në varësi të qëllimit të qëndrimit.  Për kushtet e kërkuara, lexoni Vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 513, i datës 13 qershor 2013 (PDF 1.92 MB) ose pyesni ambasadën Shqiptare më pranë jush, ose në Shqipëri, pyesni në Zyrat e Drejtorive Rajonale të Kufirit dhe Migracionit [Vendndodhja e Zyrës Rajonale në Tiranë].  Ju mund të kualifikoheni për një leje qëndrimi të përhershme pas pesë viteve qëndrimi të përkohshëm.

Aplikimi për një Leje Qëndrimi

Për të aplikuar për një leje qëndrimi ju duhet të paraqiteni personalisht në një nga zyrat rajonale të Migracionit dhe Kufirit që ka juridiksion mbi vendin e banimit tuaj.  Të miturit duhet të shoqërohen nga prindërit.  Dokumentacioni i kërkuar varet nga qëllimi i qëndrimit tuaj (punësim, studime, mision fetar, etj.) dhe zyra rajonale të ndryshme mund të keni procedurat e tyre, kështu që duhet të kontrolloni me zyrën ku ju planifikoni të aplikoni për udhëzimet.

Dokumentacioni i Kërkuar nga Shtetet e Bashkuara

Përveç dokumentacionit bazë, autoritetet Shqiptare kërkojnë gjithashtu një certifikatë lindje dhe një dëshmi penaliteti të lëshuar nga qeveria Amerikane.

  1. Certifikata Juaj e Lindjes: Nëse keni lindur në SHtetet e Bashkuara, ju duhet një kopje origjinale e certifikatës tuaj të lindjes të certifikuar me vulën “apostile” të bashkëngjitur. (Ne ju sugjerojmë të merrni dy copë sepse mund t’ju duhet për të regjistruar vendbanimin.)  Vula “apostile” lëshohet nga shteti që ka të dhënat e tua civile dhe çdo shtet ka procedurat e tij për lëshimin e kësaj vule; mënyra më e lehtë është të kërkoni në internet me fjalët “apostille birth certificate [dhe emrin e shtetit ku keni lindur].”  Ju mund të gjeni gjithashtu më shumë informacion në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit “Shërbimet Notariale dhe Autentikimet.”  Pas kësaj do t’ju duhet gjithashtu ta përktheni certifikatën se bashku me vulën “apostile” në një noter në Shqipëri.
  2. Certifikata e Martesës (nëse ju kërkohet): Nëse jeni martuar në SHBA, do t’ju duhet edhe një certifikatë martese me vulën “apostile” të bashkëngjitur, ashtu si shpjegohet më sipër.
  3. Dëshmi Pranueshmërie për Leje Qëndrimi në Republikën e Shqipërisë (PDF 362 KB): Autoritetet Shqiptare kërkojnë që të paraqesni një “Dëshmi Pranueshmërie për Leje Qëndrimi në Republikën e Shqipërisë” e cila është një deklaratë me betim përsa i përket historisë penale dhe që noterizohet përpara konsullit në Ambasadën Amerikane në Tiranë.  Ky dokument must të skadojë nëse nuk përdoret brenda 90 ditëve nga dita e noterizimit.  Tarifa për këtë shërbim është 50 dollarë.  Pagesa mund të kryhet me pará në dorë (dollarë/leke) ose me kartë krediti (Visa, Master Card, American Express, Diners Club, and Discover).  Ju lutemi caktoni një takim në internet nëpërmjet kalndarit konsullor nëse kërkoni këtë shërbim me zyrën tonë.

Sapo të Merrni Lejen e Qëndrimit

Ju duhet ta mbani atë gjithmonë me vete, sepse policia mund t’jua kërkojë gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri.  Ju jeni gjithashtu i detyruar të deklaroni vendbanimin me zyrën e gjendjes civile me juridiksion mbi vendin e banimit.  Nëse ndryshoni vendbanim brenda Shqipërisë, ju duhet të njoftoni zyrën e gjendjes civile ku jeni regjistruar.  Për t’u regjistruar, do t’ju duhet të keni me vete certifikatën origjinale të lindjes me vulën “apostile” të ngjitur si shpjegohet më lart.  Gjithsesi, për udhëzime të detajuara, ju lutemi interesohuni me zyrën e gjendjes civile përkatëse.

Pjestarët Tuaj të Familjes

Nëse hyni në Shqipëri së bashku me familjen tuaj dhe dëshironi të qëndroni më shumë se një vit, të gjithë pjestarët e familjes mbi moshën 18 vjeç duhet të aplikojnë veçmas për leje qëndrimi.  Fëmijët e mitur përfshihen në aplikimin e secilit prej prindërve, gjithsesi, ku ata të bëhen 18 vjeç gjatë qëndrimit në Shqipëri, duhe të riaplikojnë veçmas për leje qëndrimi që të shkëputen nga leja e qëndrimit të prindërve.  Nëse keni një leje qëndrimi dhe lindni një fëmijë në Shqipëri, brenda 5 ditëve duhet ta regjistroni atë në zyrën e gjendjes civile me juridiksion mbi vendbanimin tuaj dhe të njoftoni zyrën rajonale të Migracionit dhe Kufirit brenda 30 ditëve nga datëlindja e fëmijës tuaj.

Mohimi ose Anulimi i Lejes së Qëndrimit

Neni 35 i Ligjit Shqiptar Nr. 108/2013 “Për të Huajt” jep informacion mbi mohimin apo anulimin e lejes së qëndrimit.  Nëse aplikimi juaj për leje qëndrimi mohohet, do t’ju njoftojnë për arsyen e mohimit.  Ju mund të apeloni këtë vendim nëpërmjet rrugëve administrative ose gjykatës sipas ligjit Shqiptar.  Nëse keni nevojë për ndihmë ligjore me këtë proces, ju sugjerojmë të kontaktoni një avokat.  Për një listë avokatësh që praktikojnë ligjin në Shqipëri, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit “Ndihmë Juridike”.

Nëse keni banuar në Shqipëri dhe nuk keni ndjekur procedurat e mësipërme?

Ju mund të dëboheni, ndaloheni për të hyrë në Shqipëri, të gjobiteni, ose të gjitha së bashku.  Qytetarët Amerikanë në Shqipëri janë subjekt i ligjeve dhe rregulloreve të këtij vendi, dhe Ambasada nuk mund të ndërhyjë për ju përsa i përket çështjeve të emigracionit.