Martesa

Martesa në Shqipëri është autoritet i qeverisë Shqiptare dhe informacioni i dhënë më poshtë është subjekt ndryshimi.  Rregulloret mund të interpretohen ndryshe nga zyra dhe institucione të ndryshme.  Nëse keni pyetje për këtë proces, ju duhet t’i adresoheni Zyrës e Gjendjes Civile të qytetit ku planifikoni të martoheni.

Shtetasit e huaj në Shqipëri mund të martohen me ceremoni civile, fetare, ose me të dyja.  Martesa duhet të regjistrohet me Zyrën e Gjendjes Civile që të konsiderohet e ligjshme në Shqipëri dhe në SHBA.  Nuk është e nevojshme që një i huaj të jetë banor i Shqipërisë për t’u martuar në Shqipëri.

Ajo që mund t’ju duhet është:

  1. Një “Dëshmi Pranueshmërie për t’u Martuar në Shqipëri (PDF 284 KB):
    Qytetarët Amerikanë që dëshirojnë të martohen në Shqipëri, duhet të tregojnë që nuk kanë martesa të tjera akoma të vlefshme por që janë të lirë për t’u martuar.  Dokumenti i mësipërm duhet shtypur (print) dhe të plotësohet (mos e firmosni) dhe të paraqitet në Ambasadën Amerikane në për t’u noterizuar nën betim.  Informacioni në dëshmi duhet të jetë sa me i saktë, pa gabime apo korigjime ndryshe mund të mos pranohet nga autoritetet Shqiptare dhe do t’ju duhet të paraqiteni përsëri duke paguar përsëri tarifën e noterizimit.Tarifa e noterizimit është 50 dollarë.  Ne pranojmë para në dorë (dollarë ose lek) dhe karta krediti (Visa, Master Card, American Express, Diners Club, dhe Discover).Caktoni takimin. Ju lutemi caktoni një datë takimi në internet me zyrën tonë në mënyrë që të noterizoni këtë dokument.
  2. Certifikata Juaj e Lindjes:
    Nëse keni lindur jashtë Shqipërisë, do t’ju duhet edhe një certifikatë lindje me vulën apostile të bashkëngjitur.  Për certifikata të lëshuara në SHBA, shteti që lëshon certifikatën ka dhe autoritetin të vendosë vulën apostile.  Mënyra më e lehtë për të gjetur informacion specifik në lidhje me këtë është të kërkoni në internet për “birth certificate apostille XX (state),” por informacion i përgjithshëm mund të gjendet edhe këtu.  Pastaj do t’ju duhet që t’a përktheni certifikatën me apostile në Shqip te një noter Shqiptar i licensuar.
  3. Certifikatë Divorci ose Vendim Gjykate:
    Nëse keni qenë i martuar më parë, do t’ju duhet edhe një certifikatë divorci ose vendim gjykate për divorcin.  Nëse dokumenti është lëshuar në SHBA, do t’ju duhet të jetë me vulën apostile dhe i përkthyer ashtu si kemi shpjeguar edhe më lart.
  4. Pasaporta Juaj dhe një Kopje Faqes së të Dhënave;
  5. Nëse bashkëshorti(ja) i(e) ardhshëm(me) është Shqiptar(e), duhet edhe Certifikata e Lindjes dhe Pasaporta ose Karta e Identitetit të tij(saj);
  6. Dy Dëshmitarë:
    Dëshmitarët duhet të paraqiten kur martesa regjistrohet dhe ata nuk duhet të kenë lidhje gjaku me ju ose me bashkëshortin(en) tuaj të ardhëm(me).

Më Shumë Detaje

Martesa mund të regjistrohet midis një burri dhe një gruaje të cilët janë të paktën 18 vjeç.  Martesa me persona nën moshën 18 vjeç duhet të pranohen nga Gjykata.

Të paktën 11 ditë përpara se të keni planifikuar martesën, duhet që ju ose bashkëshorti(ja) juaj të paraqiteni në zyrën e gjendjes civile në Bashkinë e qytetit apo komunën ku martesa do të regjistrohet për të bërë kërkesën për martesë.  Nëse bashkëshorti(ja) juaj është qytetar(e) Shqiptar(e), zyra përkatëse është ajo ku ai(ajo) të dhënat civile.  Nëse bashkëshorti(ja) juaj nuk është Shqiptar(e), atëhere zyra përkatëse është ajo ku ai(ajo) ka regjistruar banesën.

Një martesë e regjistruar ligjërisht në Shqipëri është e vlefshme edhe në SHBA. Prandaj, nuk është e nevojshme që ju të “regjistroni” martesën me ambasadën.

Pyetje të Bëra Shpesh

Qytetarët Amerikanë mund të martohen në Shqipëri me qytetarë Shqiptarë të cilë kanë mbushur moshën 18 vjeç.  Gjithsesi, gjykata e rrethit përkatës, për arsye që parashikohen me ligj, mund të lejojë martesën edhe pa mbushur moshën 18 vjeç.  Ju mund të martoheni në një ceremoni civile, fetare, ose të dyja.  Megjithatë, martesa konsiderohet ligjore vetëm kur të kryhet si një ceremoni civile.

Jo.  Martesat e qytetarëve Amerikanë në Shqipëri nuk regjistrohen në Ambasadën Amerikane në Tiranë.  Martesa regjistrohet vetëm në zyrën e gjendjes civile të qytetit apo komunës në të cilën bëhet martesa.  Një martesë mund të regjistrohet nepërmjet një burri dhe një gruaje të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç.  Gjithsesi, gjykata e rrethit përkatës, për arsye që parashikohen me ligjin vendas, mund të lejojë martesën edhe pa mbushur moshën 18 vjeç.

Nëse keni lindur në Shtetet e Bashkuara, duhet të merrni një certifikatë lindje origjinale të legalizuar me vulën “Apostile” nga autoriteti lëshues në SHBA.  Gjithashtu, në raste të martesave të mëparshme, ju duhet të merrni një kopje origjinale të divorcit të legalizuar me “Apostile” nga autoriteti lëshues në SHBA.  Për informacion më të hollësishëm në lidhje me procesin e “apostile” mund të lexoni në faqen tonë të Internetit “Vula Apostile” ose në atë të Departamentit Amerikan të Shtetit “Kërkesat e Apostile”.

Po.  Nëse dokumentet tuaja janë lëshuar në një gjuhë ndryshe nga Shqipja, ato duhen përkthyer nga një përkthyes i autorizuar.  Ne sugjerojmë që pasi të merrni vulën apostile t’i përktheni ato në Shqipëri nga përkthyes të autorizuar që zakonisht ndodhen pranë zyrave noteriale pranë gjykatave të çdo qyteti.

Autoritet Shqiptare kërkojnë nga qytetarët Amerikanë që dëshirojnë të martohen në Shqipëri të paraqesin një deklaratë me betim të noterizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë ku tregohet se nuk ka pengesë ligjore për martesën e ardhshme.

Ju mund të merrni një dokument që titullohet “Dëshmi Pranueshmërie për t’u Martuar në Shqipëri”, i cili lëshohet vetëm në zyrën konsullore të Ambasadës Amerikane në Tiranë.  Ky dokument është një deklaratë e cila jepet nën betim përpara një zyrtari konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe është i vetmi dokument i cili njihet nga zyra e gjendjes civile për qëllimin e regjistrimit të martesës në Shqipëri.

Në momentin që ju paraqiteni për të marrë një dokument të tillë, do t’ju duhet afërsisht rreth 5 deri në 10 minuta për të noterizuar dokumentin.  Ju sugjerojmë që ta shtypni (print) dhe ta sillni të plotësuar për të evituar vonesat.  Ju lutemi mos e firmosni dëshminë sepse duhet bërë me betim përpara një zyrtari konsullor.

Shënim: Informacioni në dëshmi duhet të jetë sa me i saktë, pa gabime apo korigjime ndryshe mund të mos pranohet nga autoritetet Shqiptare dhe do t’ju duhet të paraqiteni përsëri duke paguar tarifën e noterizimit prej 50 dollarësh nga e para.

Tre muaj.  Nëse ju nuk e përdorni këtë dokument brenda tre muajve nga data e lëshimit të saj, ju do t’ju duhet të paraqiteni përsëri në zyrën tonë për të marrë një dëshmi tjetër kundrejt një pagese të re.  Gjithsesi, përpara se ju të veproni, ju sugjerojmë që të kontaktoni zyrën e gjendjes civile ku keni planifikuar të regjistroni martesën për të pyetur nëse dëshmia pranohet edhe pas afatit 3 mujor.

Dërgojeni dokumentin së bashku me dokcumentacionin tjetër të kërkuar në zyrën e gjendjes civile ku do të regjistroni martesën.  Ka pasur raste që zyrtari i gjendjes civile ka kërkuar që dokumentitë legalizohet në zyrën e legalizimeve të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.  Nëse kjo ndodh, ju sugjerojmë që ta dërgoni dokumentin me anë të postës në Zyrën e Legalizimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë për ta legalizuar.  Nëpunësi i postës do t’ju këshillojë mbi procedurat dhe tarifat që duhen për këtë shërbim dhe për kthimin e kësaj dëshmie pasi të legalizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, për t’a dërguar përsëri në zyrën e gjendjes civile.

Ju duhet të keni si mëposhtë:

  • Dëshmi Pranueshmërie për t’u Martuar në Shqipëri;
  • Certifikatën tuaj të Lindjes;
  • Certifikatën apo Vendimin e Gjykatës për Divorc (nëse ka divorc);
  • Një Fotokopje të Pasaportës Tuaj Amerikane;
  • Certifikatën e Lindjes së Bashkëshortit/es Tuaj të Ardhshëm;
  • Një Fotokopje të Letërnjoftimit të Bashkëshortit/es Tuaj të Ardhshëm.

Zyrtari i gjendjes civile shpall njoftimin sipas rregullores së gjendjes civile.  Sipas ligjit Shqiptar, ky njoftim do të shpallet për 11 ditë nga data e shpalljes, përpara se ju të martoheni zyrtarisht.  Zyrtari i gjendjes civile do t’ju tregojë se kur do të jetë data aktuale e lidhjes së martesës.

Në datën e caktimit të lidhjes së martesë tuaj, ju duhet të jeni i pranishëm së bashku me bashkëshortin/en tuaj të ardhshëm në mënyrë që të firmosni aktin e lidhjes së martesës në prani të përfaqësuesit të zyrës së gjendjes civile.

Kërkohen dy dëshmitarë për të lidhur martesën. Dëshmitarët nuk duhet të keni lidhje gjaku ose martesore me ju apo me bashkëshortin/en tuaj të ardhshëm, dhe duhet të jenë me ju gjatë momentit të nëshkrimit të aktit të lidhjes së martesës. Dëshmitarët duhet të paraqesin letërnjoftimet e tyre and do të duhet të firmosin në aktin e lidhjes së martesës.

Koha që duhet për prodhimin e certifikatës zyrtare të martesës ndryshon nga zyra në zyrë.  Zyrtari i gjendjes civile do t’ju thotë japë informacion më të saktë se kur mund të tërhiqni certifikatën zyrtare të martesës.  Zakonisht, ndosh brenda ditës ose mund të zgjasë edhe një ose dy ditë në varësi të rregullores së zyrës së gjendjes civile.

Martesa civile në Shqipëri njihet plotësisht nga ligji Amerikan.  Sipas Statuteve Amerikane, martesat që lidhen jashtë Amerikës që janë të ligjshme në vendin e lidhjes së tyre zakonisht pranohen si të vlefshme nga çdo shtet i Shteteve të Bashkuara.  Martesat e lidhura në Shqipëri që nuk janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile, nuk kanë vlefshmëri ligjore.

Procesi fillon duke u paraqitur ne Ambasadë Amerikane në Shqipëri për të marrë “Dëshminë e Pranueshmërisë për t’u Martuar në Shqipëri.”  Hapi tjetër kërkon rreth 1 ditë që të dërgoni këtë dokument në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për t’a legalizuar atë (nëse kërkohet).  Sapo t’a merrrni dokumentin mbrapsht nga Ministria e Jashtme, ju duhet të shkoni në zyrën e gjendjes civile për të shpallur martesën, e cila kërkon edhe 11 ditë të tjera sipas ligjit.  Pas 11 ditësh, ju do të lidhni martesën.  Në varësi të zyrës së gjendjes civile mund t’ju duhet, afërsisht edhe 2 ditë për të marrë një certifikatë zyrtare martese.  Ju lutemi panifikoni me kujdes.