Përgatitje në Rast Emergjence

Ambasada Amerikane në Tiranë, nuk mban përgjegjësi apo detyrim për aftësinë profesionale ose reputacionin, ose cilësinë e shërbimeve të ofruara nga personat apo firmat në vijim.  Përfshirja në këtë listë është në asnjë mënyrë një mbështetje nga Departamenti i Shtetit apo i Ambasadës Amerikane.  Emrat janë vendosur sipas rendit alfabetik, dhe renditja në të cilën shfaqen nuk ka rëndësi tjetër.

Të gjithë ata qytetarë Amerikanë që jetojnë, punojnë dhe luajnë në Shqipëri, tërmetet, përmbytjet dhe zjarret janë të shpeshta.  Në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore, Ambasada e SHBA pret që rrugët kryesore do të jetë e pakalueshme, sistemet e komunikimit do të jenë të paefektshëm, dhe shërbimet emergjente do të jenë të padisponueshëm për disa kohë.  Ambasada e SHBA përballet me të njëjtat kufizime që ju keni – mungesa e energjisë elektrike dhe karburanteve, ndërprerjet e linjave telefonike, aeroportet e mbyllura – dhe nuk do të jetë në gjendje t’ju ndihmojnë për një periudhë të konsiderueshme kohore pas fatkeqësisë.  Prandaj, të gjithë duhet të dinë se si sigurojnë ushqimin e tyre dhe nevojat mjekësore për të paktën një javë, qoftë në shtëpi, punë apo në rrugë.

Përpara Fatkeqësisë

Krijoni një plan! Hartoni një plan komunikimi emergjent për t’u ribashkuar anëtarët e familjes tuaj pas një fatkeqësie natyrore.  Sigurohuni që të gjithë në shtëpinë tuaj të dinë se ku të takoheni, ngaqë shërbimet celulare dhe interneti nuk do të jenë funksional në një fatkeqësi e madhe.  Gjithashtu sigurohuni që të keni një person jashtë Shqipërisë të cilët do të jenë në gjendje për të koordinuar kontakt të familjes në rast se familja juaj ndahet.

Krijoni një kuti! Një kuti emergjence mund të jetë ndihmëse gjatë një fatkeqësie, sepse shërbimet e emergjencës nga Ambasada Amerikane nuk do të mund t’ju ndihmojnë për një periudhë të papërcaktuar kohe.  Ne rekomandojmë të ndërtoni kuti të tjera në shtëpi, në punë dhe në makinë.

Ready.gov, Fema.gov, dhe Kryqi i Kuq Amerikan kanë krijuar disa guida për t’u përgatitur në raste emergjencash që të ndihmojnë ju dhe familjen tuaj për të ndërtuar kuti emergjencash dhe të përgatiteni për disa lloje fatkeqësishë të ndryshme:

Do të duhet afërsisht një javë përpara se shërbimet e emergjencës të Ambasadës të kenë mundësinë t’ju ndihmojnë në rast emergjencash madhore.  Ju lutemi sigurohuni që ju dhe familja juaj të kenë rezerva të mjaftueshme uji të pishëm, furnizime dhe mjekime për aq kohë sa të vijnë ndihmat.

Gjatë Fatkeqësisë

Bëhuni Burimplotë.  Në rast të një katastrofe, shërbimet Shqiptare të emergjencave, Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Ambasada Amerikane nuk do të kenë mundësinë t’ju kontaktojnë për t’ju ndihmuar për një periudhë relativisht të gjatë kohe.  Zyrtarët Amerikanë do të bëjnë të pamundurën për t’ju kontaktuar dhe këshilluar, por prioriteti ynë është të ndihmojmë qytetarët Amerikanë që janë lënduar apo janë në rrezik të menjëhershëm.

Gjatë fatkeqësive, ne ju rekomandojmë që të monitoroni lajmet televizive dhe radiofonike dhe faqen tonë të internetit për të ditur nëse ka ndonjë njoftim.  Në rast të ndonjë fatkeqësie madhore, elektriciteti, interneti dhe shërbimet celulare nuk do të jenë në dispozicion.  Ne këshillojmë qytetarët të gjejnë sinjalin më të fortë të mundur nëse përdorin radio me bateri për të dëgjuar lajmet e fundit mbi pikat e grumbullimit dhe të largimit.

Meqënëse Kryqi i Kuq Shqiptar nuk ka pika grumbullimi në Shqipëri, ne ju inkurajojmë që t’i referoheni faqes së tyre të internetit (http://www.kksh.org.al/) për më shumë informacion gjatë krizave.

Komunikoni.  Nëse jeni në mes të një fatkeqësie naturore apo cilvile në Shqipëri, ju duhet të njoftoni të afërmit tuaj sa më shpejt të jetë e mundur që jeni mirë.

Informacion Kontakti

Ambasada Amerikane në Tiranë
Shërbimet për Qytetarët Amerikanë:

Orët e Shërbimit: Nga e hëna në të enjte, nga 13:15 në 15:15
Numri i Telefonit: +355-(0)-4224-7285
Adresa e Postës Elektronike (email): ACSTirana@state.gov
Faqja e Internetit: https://al.usembassy.gov/

Departamenti Amerikan i Shtetit
Shërbimet për Qytetarëve jashtë SHBA:

Numri i Telefonit (nëse telefononi nga brenda SHBA): +1-888-407-4747
Numri i Telefonit (nëse telefononi nga jashtë SHBA): +1-202-504-4444

Ambasada inkurajon të gjithë qytetarët Amerikanë në Shqipëri të planifikojnë përpara krizave dhe të konsiderojnë se çfarë mund të bëjnë në rast të ndonjë fatkeqësie naturale apo emergjencave të të tjera.