Përdorimi i Alkolit dhe Drogës

Ambasada Amerikane në Tiranë, nuk mban përgjegjësi apo detyrim për aftësinë profesionale ose reputacionin, ose cilësinë e shërbimeve të ofruara nga personat apo firmat në vijim.  Përfshirja në këtë listë është në asnjë mënyrë një mbështetje nga Departamenti i Shtetit apo i Ambasadës Amerikane.  Emrat janë vendosur sipas rendit alfabetik, dhe renditja në të cilën shfaqen nuk ka rëndësi tjetër.

Kur udhëtoni jashtë SHBA-së, është e rëndësishme t’i bindeni ligjieve dhe rregullave të vendit që po vizitoni, veçanërisht rregullave që kanë lidhje me përdorimin e alkolit dhe substancave narkotike. Çdo vit, shumë qytetarë të SHBA, duke përfshirë dhe studentët, arrestohen jashtë SHBA-së nën akuza të drogës ose për shkak të sjelljes së tyre nën ndikimin e saj.  Mosmarrja parasysh e ligjit nuk është justifikim, prandaj informahuni.

Shmangni Konsumin nën Moshë dhe të e Tepruar të Alkolit

Shumë arrestime, aksidente, dhe krime të dhunshme kanë ndodhur si rezultat të abuzimit me alkolin.  Gjatë qëndrimit në Shqipëri, të ngasësh automjet nën influencën e alkolit konsiderohet si krim nga autoritetet vendore, ashtu si edhe në Shtetet e Bashkuara.  Ju mund të ndaloheni nga policia dhe të burgoseni nëse kapeni nën influencën e rëndë të alkolit.

Sigurohuni që Medikamentet tuaja nuk Konsiderohen Lëndë Narkotike të Paligjshme

Nëse po udhëtoni në Shqipëri në gjendje ekzistuese mjekësore, ju duhet të mbani një letër nga doktori juaj ku të përshkruhet gjendja juaj mjekësore dhe medikamentet që duhet të merrni, duke përfshirë emrat e ilaçeve në recetë.  Çdo medikament duhet të jetë brenda mbajtëses së vet origjinale dhe të jetë etiketuar qartësisht.  Kontrolloni me Ambasadën Shqiptare në Uashington përpara se të udhëtoni në mënyrë që të siguroheni që medikamentet tuaja nuk konsiderohen lëndë narkotike të paligjshme.  Më shumë informacion mund të gjendet duke vizituar faqen e internetit të Doganave Shqiptare “Mallrat e Kufizuara.”  Faqja jonë e Internetit “Informacion Mjekësor” jep informacion të dobishëm në lidhje me këtë çështje.

Mos Pranoni Pako nga Askush

Disa njerëz bien dakord të përfitojnë nga një ofertë udhëtimi ose pushime falas jashtë SHBA-së në këmbim që të transportojnë ndonjë paketë të vogël në valixhet e tyre.  Nëse paketa mban lëndë narkotike të paligjshme, padituria për këtë nuk do të shmangë apo të zbusë akuzat ndaj jush.  Ju mund të vonoheni apo të humbisni fluturimin, apo provimet tuaja nëse jeni student, ose disa vite nga jeta juaj në një burg Shqiptar.

Mos Importoni, Blini, Përdorni, ose Mbani Drogë

Akuzat për drogë mund të kenë disa pasoja, duke përfshirë gjoba dhe vite burgosje.  Kontrabanda ose sende personale që lidhen me përdorimin e paligjshëm të drogës mund t’ju fusë në telashe.

Na Vini në Dijeni

Ju lutemi njoftoni Sektorin e Shërbimeve të Qytetarëve Amerikanë të Ambasadës Amerikane në Tiranë në numrin +355-(0)4-224-7285, kur ju apo një familjar, ose mik arrestohet apo ndalohet.  Qytetarët Amerikanë të ndaluar në përgjithësi vizitohen nga një konsull Amerikan.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen tonë të Internetit “Arrestimi në Shqipëri.”  Për një listë avokatësh që praktikojnë ligjin në Shqipëri, ju mund të vizitoni faqen tonë të Internetit “Lista e Avokatëve.”  Ju lutem vini re se kjo listë nuk përbën miratim të ambasadës për çdo avokat individual.