Sulmi kundër EULEX në Kosovë

Deklaratë për Shtyp
Marie Harf
Zv. Zëdhënëse, Zyra e Zëdhënësit
Uashington, DC

Dënojmë sulmin kundër Misionit të Bashkimit Europian për Shtetin Ligjor (EULEX), në të cilin u vra një anëtar lituanez i personelit të EULEX. I përcjellim ngushëllimet tona familjes së victimës dhe kolegut të tij të plagosur. Në Kosovën e sotme nuk ka vend për dhunë, kërcënime, apo kanosje. Nxisim të gjitha palët të punojnë sëbashku në mënyrë konstruktive për të hetuar përgjegjësit për këtë krim dhe për t’i sjellë ata përpara drejtësisë. Bashkohemi me Përfaqësuesen e Lartë Ashton në thirrjen për një dyfishim të përpjekjeve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura tashmë dhe për normalizimin e vazhdueshëm të marredënieve me qëllim përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve të rajonit, përfshi edhe nëpërmjet zgjedhjeve vendore të lira, të ndershme dhe përfshirëse në Kosovë, të planifikuara më 3 nëntor.