Studentët nga Selita Njihen me Amerikën

Më 12 dhjetor një grup studentësh nga Selita të cilët studiojnë gjuhën angleze vizituan Ambasadën. Ata u takuan me komandantin e marinsave të Ambasadës dhe mësuan për rolin e marinsave në Ambasadat e SHBA-së në të gjithë botën, si edhe për punën e madhe dhe përkushtimin që detyra kërkon. Ata diskutuan programet e shkëmbimit dhe burime informacioni për të përmirësuar gjuhën angleze me Zëvendës Shefen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, dhe më pas u takuan me Zevendës Shefin e Misionit Zotin David Muniz. Zoti Muniz ndau përvojën e tij të punës në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit, si dhe rëndësinë e udhëheqjes dhe pjesëmarrjes qytetare ndërmjet të rinjve të Shqipërisë.