Më 22 shkurt një grup i studentëve të universitetit nga Albanian University në Tiranë vizituan Ambasadën. Ata u takuan me Zëvëndës Shefen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun e cila foli për diplomacinë publike, arsimin amerikan, programet kulturore dhe shkëmbimet. Studentët u takuan gjithashtu edhe me katër prej marinsave të Ambasadës dhe biseduan mbi punën e tyre. Ambasadori Lu foli për përshtypjet e tij mbi Shqipërinë punën e tij si diplomat dhe eksperincën e tij kur ai ishte student.
