Studentët e Universitetit të Vlorës Njihen me Amerikën

Më 9 mars, një grup studentësh nga universiteti Ismail Qemali në Vlorë vizituan Ambasadën. Gjatë vizitës, ata u takuan me Znj. Rayna Farnsworth nga sektori konsullor i Ambasadës, e cila bisedoi mbi rregullat për vizat studentore dhe si të përgatitemi për intervistën për marrjen e vizës. Ambasadori Donald Lu u takua me studentët dhe bisedoi me ta për punën e tij si Ambasador, sfidat dhe përvojat më të bukura që ka përjetuar deri më tani në Shqipëri.