Sporti i Frizbit mbërrin në Shqipëri

Në datat 10 – 24 Prill, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës Amerikane solli në Shqipëri organizatën ndërkombëtare 10 Milion Disqe për të përhapur konceptin e punës në grup, zgjidhjes së konflikteve, lidershipit, përgjegjshmërisë personale si dhe respektit reciprok nëpërmjet sportit të Frizbit. Trajnerët punuan me mësues të edukimit fizik si dhe nxënës nga qyteti i Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Vlorës dhe Fierit. Sporti i Frizbit është një sport që luhet me skuadra mikse, është njohur nga lojrat Olimpike dhe praktikohet në më shumë se 140 vende.