Skuadra e Volejbollit të Vajzave nga Vlora Njihet me Amerikën

Më 17 qershor, skuadra e vajzave të volejbollit ‘Flamurtari’ vizituan Ambasadën Amerikane.

Ato u takuan me Shefin e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts, i cili u foli për punën në sektorin e diplomacisë publike, përfshirë aktivitetet, shtypin, kulturën dhe programet për arsimin.

Vajzat u takuan gjithashtu edhe me Ambasadorin Lu, me të cilin biseduan për qytetin e tyre, pasionin për volejbollin dhe rolin e grave në sport.