Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë

Me qëllim promovimin e sipërmarrjes dhe inovacionit, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA ka punuar me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe organizatën Partnerët Shqipëri për të zhvilluar një projekt për sipërmarrjen e të rinjve. Mundësuar përmes një granti prej 90,000 $ nga Departamenti i Shtetit, projekti përbëhet nga dy komponente kryesore: dy kampe biznesi për të krijuar aftësitë e sipërmarrësve të rinj dhe për tu mundësuar atyre të hartojnë dhe paraqesin idetë e tyre të biznesit, si dhe një konkurim televiziv përmbyllës për të siguruar fonde nga biznesi lokal, për të ngritur marrëdhënie të mentorimit për një fillimin të suksesshëm të aktivitetit të biznesit, si dhe për të promovuar sipërmarrjen ndaj një audience më të gjerë të të rinjve.Si pjesë e këtij projekti, dy sipërmarrës të suksesshëm nga SHBA, Jennifer Kushell dhe Jordan Agolli janë në Shqipëri për të zhvilluar kampet e biznesit me 140 studentë të shkollave të mesme profesionale Harry Fultz në Tiranë dhe Beqir Çela në Durrës. Ata kanë ndarë ekspertizën e tyre mbi sipërmarrjen, dhe kanë ofruar njohuri dhe mjete që do tu mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre, si dhe këshilla praktike për të filluar një biznes apo ndërmarrje sociale.