Shtetet e Bashkuara dhe Australia japin dhi ‘alpine’ për gratë në Zall-Bastar

Javën e kaluar, Ambasadori Amerikan, Alexander Arvizu, dhe Ambasadori Australian në Shqipëri, Mike Rann, morën pjesë në një ceremoni të veçantë, ku 32 grave iu dhuruan dhi “Alpine”, të njohura për prodhim të mirë qumështi. Ky dhurim u realizua përmes granteve të USAID-it dhe të Australisë, me qëllim sigurimin e një mënyre të qëndrueshme jetese për familjet e fshatrave të thella malore në rrethin e Tiranës. USAID dhuroi 12 dhi, dhe do të trejnojë gratë për kujdesin që kërkojnë kjo racë, për menaxhim ferme, dhe për prodhimin e një djathi dhie cilësor. Familje të tjera fshatare do të ndihmohen nëpërmjet “pasimit si dhuratë nga njëra familje në tjetrën” të dhisë së parë të lindur femër. Bashkë me 12 dhitë e dhuruara nga ndihma australiane, projekti synon që numri i familjeve që do të marrin dhi dhe që do të angazhohen në prodhim qumështi dhe djathi, të shkojë në 84. Mirërritja dhe shëndeti i dhive do të monitorohet nga veterinerë të “Heifer Shqipëri”.