Shtetet e Bashkuara Dënojnë Sulmin Terrorist në Bruksel, Belgjikë

Sulmet e neveritshme të sotme në Bruksel janë një sulm kundër popullit belg dhe vetë zemrës së Europës.  Mendimet tona shkojnë për të gjithë në Bruksel, përfshirë ata që u plagosën dhe të dashurit e atyre që humbën jetën, si dhe personelin mjekësor dhe të sigurisë që po punojnë papushim për ta mbajtur Brukselin të sigurtë.

Ambasada Amerikane në Bruksel po bën çdo përpjekje për tu siguruar për mirëqënien e qytetarëve amerikanë në qytet, dhe gjatë ditëve në vazhdim ne qëndrojmë të gatshëm për të dhënë çdo lloj mbështetjeje për të cilën qeveria belge mund të ketë nevojë.  Ashtu si edhe e bëra të qartë gjatë bisedës me Ministrin e Jashtëm belg Didier Reynders këtë mëngjes, përballë kësaj tragjedie, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në mënyrë të vendosur përkrah aleates tonë Belgjikës dhe të gjithë Europës.  Sulme të tilla vetëm e forcojnë qëllimin tonë të përbashkët për të mundur terrorizmin kudo në botë.