Shqipëria firmos Marrëveshjen eTrace

Në 31 maj Byroja Amerikane e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Lëndëve Plasëse (ATF) firmosi një Memorandum Mirëkuptimi me Shqipërinë, i cili do t’i sigurojë Shqipërisë një sistem elektronik të quajtur eTrace (Gjurmimi elektronik) për të ndihmuar përpjekjen e vazhduar në luftën kundër trafikimit të armëve të paligjshme. Ambasada e SHBA-së mirëpret firmosjen e kësaj marrëveshjeje. Për më shumë informacion, ju lutemi shikoni tekstin e Deklaratës për Shtyp nga ATF-ja në 31 maj, të cilën mund ta gjeni më poshtë.

Shqipëria firmos Marrëveshjen eTrace

Kontakt: (202) 648-8500 31 maj 2013

www.atf.gov

31 maj 2013

Sistemi i gjurmimit të armëve të zjarrit gjendet në Internet

UASHINGTON — Byroja për Alkoolin, Armët e Zjarrit dhe Lëndët Plasëse firmosi sot Memorandumin e Mirëkuptimit i cili do të sigurojë eTrace – një sistem elektronik që përdoret për të gjurmuar armët e paligjshme – në Shqipëri, si përpjekje e vazhduar për të luftuar trafikimin e armëve të zjarrit.

Memorandumi i Mirëkuptimit përcakton kushtet e partneritetit në lidhje me procedurat e ndorshmërisë dhe përdorimit të shërbimeve eTrace të mundësuara për agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

eTrace është sistem paraqitjeje, jo në letër, për gjurmimin e armëve të zjarrit dhe mjet për analizimin e armëve të krimit, i cili është i gatshëm për përdorim nëpërmjet një lidhjeje të sigurt në internet. Ky aplikacion në rrjet siguron mjetet e domosdoshme për paraqitjen, nxjerrjen, ruajtjen dhe kërkesat për informacion në lidhje me gjurmimin e armëve të zjarrit që janë marrë nga skenat e krimit. Analiza e të dhënave të gjurmimit të armëve të zjarrit mund të ndihmojë në identifikimin e metodave të trafikimit të armëve të zjarrit dhe profilizimin gjeografik të vendeve me kriminalitet të lartë dhe burimeve të mundshme të armëve të zjarrit të paligjshme.

Në vitin kalendarik 2011, viti më i afërt për të cilin ka të dhëna të plota, prodhuesit amerikanë eksportuan në mënyrë të paligjshme më shumë se 296.000 armë zjarri. Nga viti 1986 deri në vitin 2010 më shumë se 99.250.000 armë zjarri të prodhuara në SHBA janë hedhur në tregun e ligjshëm në të gjithë botën – dhe shumë prej atyre armëve janë akoma në qarkullim. Nëpërmjet sistemit eTrace zbatuesit e ligjit kanë mundësi përdorimi të të dhënave të eksportit të SHBA-së në mënyrë që të mund të ndjekin rrugën që ka bërë arma e zjarrit deri në skenën e krimit.

ATF-ja shqyrtoi më shumë se 344.000 kërkesa për gjurmim armësh krimi në vitin 2012, shifër që përshin gjurmime nga 70 vende. Shqipëria u bashkohet 36 vendeve të tjera me marrëveshje formale me ATF-në me qëllim shfrytëzimin e këtij sistemi që vepron në mjedis me kohë reale pa asnjë kosto për qeverinë e Shqipërisë. Hetuesit në Shqipëri tani do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesa për gjurmim armësh zjarri në mënyrë elektronike, të monitorojnë përparimin e gjurmimeve, të tërheqin rezultatet e plota të gjurmimit dhe të bëjnë kërkesa për të dhëna që lidhen me gjurmim armësh zjarri në bazën e të dhënave të ATF-së 24 orë në ditë për 7 ditë në javë.

ATF-ja është agjenci për zbatimin e ligjit brenda Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së kushtuar parandalimit të krimit të dhunshëm. Mund të gjeni më shumë informacion mbi ATF-në dhe programet e burimet e saj në faqen e internetit me adresë www.atf.gov.