Shkrimtarja Gail Milissa Grant Viziton Tiranën

Në kuadër të Muajit të Historisë Afrikano-Amerikane, Ambasada e Shteteve të Bashkuara mundësoi vizitën dy ditore të shkrimtares, folëses publike dhe ish diplomates Amerikane Znj. Gail Milissa Grant. Gjatë vizitës së saj, Znj. Grant pati mundësinë të takohej me nxënësit e Shkollës së Mesme Ismail Qemali, si edhe me studentë të Universitetit të Tiranës dhe atij Europian ku foli për “Pararendësit e Lëvizjes Moderne të të Drejtave të Njeriut” duke zbuluar kështu edhe atë pjesë të historisë jo shumë të njohur si ngjarjet përpara Marshimit të njohur në Washington dhe fjalimit të njohur “Unë kam një Ëndërr” të Martin Luther King, Jr. Znj. Grant shpjegoi se si lëvizja e të drejtave të njeriut ishte një lëvizje e bërë në emër të shumë Amerikanëve dhe se si lëvizja e organizuar qytetare mund të japi rezultate shumë të mira.Studentët e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës gjatë takimit të tyre në Këndin Amerikan, patën mundësinë të njihen me fakte mbresëlënësë të historisë Amerikane.Znj. Grant gjithashtu përpara shumë të ftuarve prezantoi filmin “Bojkoti” në Akademia e Filmit & Multimedias Marubi. Vizita e saj e suksesshme u përmbyll me një diskutim me shkrimtarë dhe poetë Shqiptarë në Bar Hemingway, ku ajo foli për frymëzimin e saj, atë cfarë e motivonte për të shkruar dhe dashurinë për të përdorur fjalët e shkruara të cilat mbartin ide kaq të fuqishme.