Shkolla e Mesme “Andon Zako Çajupi” Njihet me Amerikën

Më 27 janar, një grup nga shkolla e mesme “Andon Zako Çajupi” në Tiranë vizituan Ambasadën Amerikane. Ky grup nxënësish është gjithashtu edhe një nga ekipet e konferencës së ardhshme të Modelit të Kombeve të Bashkuara. Të shoqëruar nga udhëheqësi i ekipit të tyre, Vullnetari i Korpusit të Paqes Marty Fees dhe nga mësuesja e gjuhës angleze Albana Koci, nxënësit vizituan Qendrën e Burimit të Informacionit, ku u takuan me disa nga zyrtarët e Ambasadës. Zëvendës Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Brian Street, ishte i pari që u takua me ta dhe u tregoi se si nisi karriera e tij për Departamentin e Shtetit dhe mbi punën e tij në Shqipëri. Brian foli gjithashtu edhe për mundësitë e arsimit dhe programet e shumta të shkëmbimit që ofrohen për ta. Andrea Wells, një nga zyrtaret e Zyrës Rajonale për Sigurimin foli mbi profesionin e saj në Departamentin e Shtetit dhe se si ndryshon puna që ajo bën në vende dhe eksperienca të ndryshme. Andra iu përgjigj shumë prej pyetjeve të nxënësve kuriozë mbi karrierën e saj, shkollimin që ajo ka ndjekur dhe se si ai e ka ndihmuar në pozicionin ku ajo sot ndodhet. Nxënësit patën edhe kënaqësinë për të bërë një foto në grup me Ambasadorin Lu, në shkallët e Ambasadës.