Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts Viziton Shkollën Wilson gjatë “Javës Amerikane”

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts vizitoi shkollën Wilson në fillim të muajit maj. Kjo shkollë praktikon mësimin në gjuhën angleze dhe i jep një rëndësi të veçantë marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Amerikës.

Këtë vit, nxënësit u përqëndruan në nismën “Le të lëvizim” të Zonjës së Parë Michelle Obama dhe mbollën një kopësht ku nxënësit rrisin perime dhe erëza. Pas një vizite në ambientet e shkollës, përfshirë edhe foto me nxënësit dhe eksperimente në laboratorin e kimisë, Z. Roberts mbajti një fjalim të shkurtër, gjatë të cilit i falenderoi ata për interesin e tyre ndaj Amerikës, si dhe vlerësoi arsimin si një vlerë të përbashkët e amerikanëve dhe shqiptarëve.