Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Roberts mbi Zgjedhjet Presidenciale dhe Politikën e Jashtme

Më 16 nëntor, Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts bëri një prezantim mbi “Zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe Politika e Jashtme” në departamentin e gazetarisë në Universitetin Publik të Tiranës. Studentët bënë pyetje shumë të mira mbi rolin që media luan në procesin zgjedhor në Amerikë, mbi mënyrën si Ambasada krijon mesazhet e saj diplomatike, rolin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, si dhe ngjarjet e fundit. “Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera themelore…diplomacia jonë publike dhe politika jonë e jashtme përbëhen nga mijëra ndërveprime midis diplomatëve, qeverive dhe individëve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë aleate në NATO dhe mike të ngushta,” nënvizoi Shefi i Marrëdhënieve me Publikun, Roberts. Ky leksion ishte pjesë e programit “Zyra e Folësit” të Ambasadës Amerikane. Jeni edhe ju të interesuar për të ftuar në shkollën tuaj një diplomat amerikan për të folur mbi Shtetet e Bashkuara? Na dërgoni një mesazh në faqen tonë në Facebook ose në adresën speakersbureautirana@state.gov