Flag

An official website of the United States government

Noteri
Shërbimet noteriale janë të disponueshme për të gjitha kombësitë me takim

Njoftim

Përpara se të caktoni takimin, ju lutemi sigurohuni që keni lexuar të gjithë informacionin e kërkuar në mënyrë që të aplikoni për këtë shërbim. Për të caktuar një takim, ju lutemi shtypni në kalendarin elektronik.

Të Përgjithshme

Hand signing documentShërbimet noteriale janë për të gjitha kombësitë dhe janë vetëm me takim. Normalisht dokumenti që duhet noterizuar është për përdorim brenda Shteteve të Bashkuara, megjithëse mund të ketë përjashtime. Nëse keni shumë dokumente për t’u noterizuar, duhet të caktoni vetëm një takim. Ju do të paguani $50 USD, në Ambasadë ose Konsullatë në ditën tuaj të takimit, për çdo vulë noteriale të kërkuar.

Në ditën e takimit tuaj duhet:

  • Sillni dokumentet e plota, të panënshkruara për t’u noterizuar. Edhe nëse ka faqe që nuk kërkojnë nënshkrim ose vulë, duhet të paraqisni të gjithë paketën.
  • Paraqisni një ID të vlefshme të lëshuar nga qeveria, si pasaportë ose patentë shoferi. Emri në dokumente duhet të jetë i njëjtë me emrin në ID tuaj.
  • Paguani 50 USD për vulë noteriale.
  • Jini të vetëdijshëm dhe kuptoni dokumentin që dëshironi të noterizuar. Stafi konsullor nuk lejohet t’ju shpjegojë përmbajtjen.
  • Nëse shërbimi juaj noterial kërkon një dëshmitar, ju duhet të organizoni për dëshmitarët tuaj. Stafi konsullor nuk mund të dëshmojë dokumentet tuaja.

Shembuj të shërbimeve noteriale të kryera pa pagesë

DS-3053:Për të noterizuar një deklaratë të pëlqimit prindëror DS-3053: Lëshimi i një pasaporte amerikane për një të mitur nën moshën 16 vjeç (PDF, 345K), ju lutemi shikoni udhëzimet e renditura në formular, fushat e informacionit që duhet të plotësohen dhe sillni letërnjoftimin tuaj origjinal, të vlefshme, me foto e lëshuar nga qeveria, si dhe një fotokopje të të dyja anëve të dokumentit. Duke qenë se Departamenti i Shtetit i SHBA kërkon që ky formular të jetë i noterizuar, ky shërbim kryhet pa pagesë.

Scales, Seal, Pen

Prokura (në lidhje me aplikimet për pasaportë të SHBA): Kur të dy prindërit nuk janë në gjendje të jenë personalisht të pranishëm për të aplikuar për pasaportën amerikane të një të mituri dhe dëshirojnë të caktojnë një palë të tretë për ta bërë këtë, ata mund të nënshkruajnë një prokurë para një noteri. Kjo prokurë duhet të përmbajë fusha specifike të dhënash; shikoni një shembull. Vini re se fotokopjet e të dyja anëve të ID-së së prindërve me foto origjinale, të vlefshme, të lëshuar nga qeveria duhet të përfshihen me prokurë. Duke qenë se Departamenti i Shtetit i SHBA kërkon që ky formular të jetë i noterizuar, ky shërbim kryhet pa pagesë

Me kërkesë të drejtpërdrejtë të një entiteti komunal, shtetëror ose federal të SHBA

Me kërkesë të drejtpërdrejtë të një qeverie të huaj

Me çfarë mund t’ju ndihmojmë dhe me çfarë jo

Ambasada Amerikane në Tiranë nuk mund të certifikojë kopjet e origjinaleve të kredencialeve akademike, diplomat apo transkriptet e kolegjeve.

Ne mund të ofrojmë shërbimet noteriale të mëposhtme:

Ne nuk mund të ofrojmë shërbimet noteriale të mëposhtme:

  • Noterizime/legalizime/certifikime të lëshuara nga shtetet e Shteteve të Bashkuara;
  • Noterizime/legalizime/certifikime të kredencialeve akademike Amerikane;
  • Formularin I-864 (Dëshmi Mbështetje), e cila nuk kërkohet më të noterizohet;
  • Kopje të certifikuara të origjinaleve (kopje të vërteta), të dokumentave jo-Amerikane (Me përjashtim të rasteve kur aplikohet për një numër identiteti (ITIN) në lidhje me taksat Amerikane).

Pyetje? Dërgoni një email në adresën ACSTirana@state.gov me subjekt të qartë.

Shikoni këto rekomandime për ju