Flag

An official website of the United States government

Shërbime për Qytetarët Amerikanë

Njoftim

Ju mund të caktoni një takim nëpërmjet Kalendarit Konsullor. Për çështje më urgjente, ju lutemi na kontaktoni direkt në ACSTirana@state.gov.

Në rast se keni ndonjë emergjencë pas orarit të punës që përfshin një qytetar Amerikan, ju lutemi telefononi Ambasadës në numrin +355-(0)-4224-7285 deri në 89, dhe kërkoni të flisni me zyrtarin në detyrë (duty officer).  Shërbimet emergjente përfshijnë: Humbja e pasaportës Amerikane, Arrestimi/Burgosja e një qytetari Amerikan, Sëmundje Serioze për Jetën e një qytetari Amerikan, Rrëmbimi i fëmijës nga prindi tjetër, apo Vdekja e një qytetari Amerikan.  Vini re se stafi i shërbimeve të qytetarëve Amerikanë nuk mund të përgjigjet pyetjeve apo ankesave mbi vizat.

Për t’ju ndihmuar sa më mirë, ne ofrojmë shërbime të tilla si rinovime pasaportash, raportime lindjesh, dhe noterizime vetem me takime te caktuara paraprakisht në internet. Ju mund të shtypni në lidhjet e mëposhtme të kësaj faqe dhe lexoni udhezimet se si të caktoni një takim me zyrën tonë për shërbimin e kërkuar.

Nëse ju jetoni apo do të udhëtoni në Shqipëri, ne ju sugjerojmë që të regjistroheni në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve për të marrë njoftime nga Ambasada si dhe për t’ju kontaktuar në rast emergjencash.  Ju, gjithashtu, mund të gjeni informacion më të detajuar mbi kushtet dhe kërkesat e hyrjen në Shqipëri në adresën e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë të Çështjeve Konsullore “Informacion Specifik mbi Vendin – në Anglisht”.

Për informacionet më të fundtit të sigurisë, Amerikanët që jetojnë dhe udhëtojnë jashtë vendit duhet të monitorojnë rregullisht faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore, ku mund të gjenden njoftimet aktuale mbarë-botërore, njoftimet publike, dhe paralajmërimet e udhëtimit.  Informacion të përditësuar mbi sigurinë mund të merret edhe duke telefonuar në numrin falas në SHBA 888-407-4747, ose, për telefonuesit jashtë SHBA dhe Kanada, një linjë të rregullt me pagesë në numrin +1-317-472-2328.  Këto numra janë në dispozicion nga ora 8:00 deri në orën 20:00, nga e Hëna deri të Premten (me përjashtim të Festave Federale të SHBA.)

Në faqen tonë të internetit mund të merrni informacion më shpejt mbi shërbimet që ne ofrojmë, por nëse keni kërkuar dhe nuk keni gjetur atë informacion që kërkoni ju mund të na kontaktoni me anë të postës elektronike në adresën ACSTirana@state.gov, apo në numrin kryesor të Ambasadës +355-(0)-4224-7285.  Vini re se stafi i shërbimeve të qytetarëve Amerikanë nuk mund të përgjigjet pyetjeve apo ankesave mbi vizat.

  • Pasaporta juaj ka humbur, vjedhur, dëmtuar, or shkatërruar qëllimisht DHE ju keni plane për të udhëtuar dy javët e ardhshme; ose
  • Ju nevojitet një pasaportë për shkak të një ngjarje të papritur, si vdekja e një familjari apo problemi mjekësor.

  • Falas: 0800 44 55 (Shqip, Anglisht, Italisht)
  • Tel: +355-(0)4-223-4979
  • Email: info@uft.al
Një tjetër mënyrë për transferimin e parave është nëpërmjet MoneyGram®. Ju mund të përdorni shërbimet MoneyGram në Shqipëri për të marrë para sipas udhëzimev këtu.