Flag

An official website of the United States government

Banorët që Rikthehen
19 MINUTA LEXUAR

Rreth Vizave të Banorëve të Përhershëm që Rikthehen

Një banori të përhershëm (banor i përhershëm i ligjshëm ose banor i kushtëzuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës), i cili ka qëndruar më shumë se një vit jashtë SHBA-së, apo ka qëndruar përtej vlefshmërisë së Lejes Rihyrëse, do t’i duhet një vizë e re imigruese për të hyrë në SHBA dhe për të rifituar përsëri këtë status.

Ekziston një dispozitë sipas ligjit të vizave të SHBA-së për ripranim të statusit e krijuar për rastet kur një banor i përhershëm i ligjshëm ka qëndruar jashtë SHBA përtej periudhës së lejuar nga ligji i emigracionit për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të tij/saj. Kjo faqe interneti ju jep informacion rreth Vizave të Banorëve të Përhershëm në Kthim. Nëse ju jeni një Banor i Përhershëm i Ligjshëm (BPL) dhe nuk mundeni të ktheheni në SHBA brenda periudhës së vlefshërisë së së kartës së gjelbër (1 vit) ose vlefshmërisë së Lejes Rihyrëse (2 vjet), ju mund të keni të drejtë dhe mund të aplikoni në Seksionin Konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë për një vizë emigruese të Banorëve që Rikthehen (SB-1).

Por kujdes:

  • Kjo kategori vize nuk është vizë turistike. Ju duhet të aplikoni të paktën tre muaj në advancë nga koha që dëshironi të udhëtoni për në SHBA.
  • Në mënyrë që të kualifikoheni për këtë kategori vize, ju duhet të provoni me fakte bindëse që qëndrimi juaj jashtë SHBA-së për më shumë se një vit me kartën e gjelbër dhe më shumë se 2 vjet me Lejen Rihyrëse ishte përtej kontrollit apo mundësisë suaj.

Nëse ju i plotësoni kushtet e mëposhtme, ju mund të aplikoni në Ambasadën Amerikane në Tiranë sipas udhëzimeve të mëposhtme dhe një zyrtar konsullor do të përcaktojë nëse ju kualifikoheni për ripranim.

Kini parasysh që ju do të intervistoheni si për aplikimin për Statusin e Banorëve që Rikthehen, si dhe më vonë edhe për vizën tuaj imigruese. Një aplikanti për vizë SB-1 i duhet të duhet të kualifikohet për vizën imigruese dhe të kryejë vizitën mjekësore. Ndaj, ky proces përfshin pagesën e tarifave të vizave dhe të vizitës mjekësore.

Hapi 1 – Të Kualifikohesh për Ripranim të Statusit

Në mënyrë që të kualifikoheni për këtë lloj aplikimi, ju duhet të plotësoni kushtet e mëposhtme:

  • Ju kishit statusin e banorit të përhershëm të ligjshëm kur u larguat nga SHBA-ja;
  • Në kohën e largimit, ju kishit qëllimin të riktheheshit në SHBA;
  • Gjatë kohës që qëndruat jashtë SHBA, ju nuk e braktisët qëllimin për t’u rikthyer në SHBA; dhe
  • Ju po ktheheni nga një vizitë e përkohshme jashtë SHBA-së dhe nëse qëndrimi jashtë SHBA u tejzgjat, kjo u shkaktua nga shkaqe përtej kontrollit tuaj dhe për të cilat ju nuk ishit përgjegjës.

Aplikimi për Vizë të Banorëve të Përhershëm që Rikthehen

Nëse ju dëshironi të aplikoni për vizën imigruese të Banorëve që Rikthehen, ju duhet të aplikoni disa muaj përpara datë së dëshiruar të udhëtimit (të paktën tre muaj) për të mundësuar kohë të mjaftueshme për procesimin e vizës. Ndiqni hapat e mëposhtëm se si të caktoni datën e takimit në Seksionin Konsullor.

Caktoni Takimin për të Përcaktuar Statusin e Banorëve të Përhershëm që Rikthehen

Nëse ju besoni se i përmbushni kushtet dhe mund të kualifikoheni për këtë lloj aplikimi të veçantë (SB1), ju lutemi caktoni takimin tuaj në internet sipas udhëzimeve të mëposhtme.

Ju duhet të vizitoni faqen e internetit ais.usvisa-info.com/sq-al/iv/, dhe ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Zgjidhni “Caktoni Takimin Tuaj”; (Shënim: Sigurohuni që jeni në faqen e vizave imigruese. Shikoni në fund të faqes për ta ndryshuar nga jo-imigruese në imigruese, nëse është e nevojshme.)
  2. Pastaj, zgjidhni “Unë jam një rezident i ligjshëm i përhershëm që po rikthehem në SHBA dhe më nevojitet një autorizim për të hyrë sërish në Shtetet e Bashkuara.”;
  3. Krijoni një llogari;
  4. Ndiqni udhëzimet se si të caktoni takimin tuaj. Lutemi mos paguani asnjë tarifë. Tarifa e vizës do të paguhet në ditën e takimit tuaj në Seksionin Konsullor.

Nëse për çfarë do arsye ju nuk e keni të mundur të caktoni takimin në internet pasi ju të keni krijuar llogarinë, ju mund të merrni në telefon sipas udhëzimeve në këtë faqe interneti, për të caktuar takimin tuaj për këtë qëllim.

Ju lutemi ruani detajet e llogarisë tuaj.

Dokumentacioni i Kërkuar për Secilin Aplikant

Ditën e intervistës ju duhet të sillni me vete dokumentat si më poshtë:

  • Formularin DS-117 (PDF 55.8 KB): Aplikim për të Përcaktuar Statusin e Banorit në Kthim;
  • Formularin I-551 (Kartën Jeshile “Green Card”);
  • Lejen Rihyrëse, (nëse e keni): Për informacion se si merret leja rihyrëse, mund të lexoni udhëzuesin e USCIS “Marrja e Lejes Rihyrëse” (PDF 667.32 KB).
  • Tarifën e Aplikimit: 180 Dollarë. Pagesa kryhet në Zyrën Konsullore të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ju lutemi mos kryeni pagesën në internet apo në bankë. Kjo pagesë nuk kthehet nëse ju nuk kualifikoheni.

Shumë e rëndësishme: Ju duhet të sillni dëshmi të dokumentuara që tregojnë qëllimin tuaj për të mbajtur statusin e banorit të përhershëm të ligjshëm në SHBA të cilat mund të përfshijnë por jo vetëm, dokumente si më poshtë:

  • Datat e udhëtimit tuaj nga SHBA (daljes suaj nga SHBA) (p.sh.: biletat e avionit, vula në pasaportë, etj.);
  • Dëshmi të lidhjeve tuaja me Shtetet e Bashkuara dhe qëllimi juaj për t’u rikthyer. (P.sh.: taksat që keni paguar vitet e fundit, dëshmi të lidhjeve ekonomike, familjare dhe sociale me SHBA-në, dëshmi të regjistrimit të fëmijëve në shkollë në SHBA, dëshmi të ndonjë prone në SHBA – personale apo e patundshme, një leje drejtimi automjeti që tregon të njëjtën adresë si në formularin I-94, etj.);
  • Dëshmi ose prova që tregojnë se vizita e tejzgjatur jashtë SHBA-së u shkaktua nga rrethana të paparashikuara dhe përtej kontrollit tuaj. (P.sh.: dëshmi mjekësore e paaftësisë, punësim me ndonjë kompani Amerikane jashtë SHBA-së, etj.)

Dokumentet që nuk janë në gjuhën Angleze duhen përkthyer në Anglisht.

Lutemi t’i rishikoni me kujdes kushet e kualifikimit bazuar në ligjin e imigracionit përpara se të aplikoni. Dështimi për të siguruar dëshmi të plota mund të rezultojë në refuzimin e aplikimit tuaj për Përcaktimin e Statusit të Banorëve që Rikthehen (SB-1).

Oficeri Konsullor do të shqyrtojë aplikimin tuaj dhe dokumentet mbështetëse për të përcaktuar nëse ju i plotësoni kriteret për Statusit të Banorëve që Rikthehen (SB-1). Nëse ju i plotësoni, ju gjithashtu duhet të jeni i kualifikueshëm edhe për vizën imigruese në të gjitha aspektet e saj në mënyrë që t’ju lëshohet viza imigruese e Banorëve që Rikthehen (SB-1).

Tarifat e Kërkuara

Tarifat e kërkuara janë si më poshtë:

  • Aplikimi për Përcaktimin e Statusit të Banorëve që Rikthehen (SB-1), Formulari DS-117. Tarifën e Aplikimit: 180 Dollarë. Kjo tarifë mund të ndryshojë. Vizitoni Tarifat aktuale të Departamentit të Shtetit. Gjithashtu, nëse ju miratoheni për Statusin të Banorëve që Rikthehen (SB-1), tarifat e mëposhtme do ju kërkohen bazuar në procesin e vizave imigruese të shpjeguar më poshtë:
  • Nëse gjendeni të kualifikuar:
    • Tarifa e shqyrtimit të Formularit DS-260 prej $205.00. Kjo tarifë mund të ndryshojë. Vizitoni Tarifat aktuale të Departamentit të Shtetit. Pagesa kryhet në zyrën konsullore të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ju lutemi mos kryeni pagesën në internet apo në bankë.
    • Tarifa e vizitës mjekësore. Pagesa kryhet tek zyra e mjekut të autorizuar.

Hapi 2 – Aplikimi për Vizë Imigruese dhe Dokumentacioni i Kërkuar

Nëse juve ju miratohet aplikimi për të përcaktuar statusin e banorit që rikthehet, Seksioni Konsullor do ju japë paketën udhëzuese për pjesën e mbetur të procesit të vizës imigruese të Banorëve që Rikthehen (SB-1).

Këto udhëzime do të përmbajnë:

Përpara intervistës suaj për vizën imigruese*:

  • Plotësoni formularin elektronik Form DS-260, Aplikimi për Vizë Imigruese dhe Regjistrimi i të Huajve.
  • Dokumente civile: a) certifikatë lindjeje për përdorim jashtë shtetit, e cila kushton 200 lek, b) certificatë martese, c) dëshmi penaliteti nga Ministria e Drejtësisë, në të gjithë emrat/mbiemrat që keni mbajtuar – shkruani tek aplikimi tek Posta Shqiptare që dëshmia duhet për Ambasadën Amerikane, d) certifikatë vdekjeje/divorci (nëse aplikohet), e) vërtetim ushtarak për meshkujt, f) dëshmi penaliteti nga një shtet ku keni jetuar më parë, (nëse aplikohet), g) regjistrimi për korrierin, lexoni këtu se si të regjistroheni.
  • Kopje e pasaportës suaj,
  • Dy fotografi me përmasa 5×5 cm, që plotësojë Kërkesat e Fotografisë

*MOS i merrni dokumentet civile të renditura në Hapin 2 nëse nuk jeni udhëzuar specifikisht nga Seksioni Konsullor në ditën e takimit tuaj për Përcaktimin e Statusit të Banorëve që Rikthehen (SB-1).

Vetëm pasi të na i keni sjellë të gjitha dokuementet e kërkuara në Hapin 2, ju do të merrni njoftimin për të kryer vizitën mjekësore dhe të caktoni datën e intervistës për vizë imigruese SB-1. Ju do ta paguani tarifën e vizës prej $205.00 në ditën e intervistës (kjo tarifë mund të ndryshojë. Vizitoni Tarifat për tarifat aktuale të Departamentit të Shtetit). Ju duhet të sillin zarfin e vizitës mjekësore dhe pasaportën tuaj në ditën e intervistës.

Nëse Nuk Miratohet Aplikimi Juaj Për Përcaktimin e Statusit të Banorëve që Rikthehen

Nëse, pasi të ketë shqyrtuar aplikimin tuaj për Përcaktimin e Statusit të Banorëve që Rikthehen – formularin DS-117 dhe dokumentet mbështetëse, Oficeri Konsullor vendos që ju nuk i plotësoni kushtet për një vizë të Banorëve që Rikthehen për shkak se ju keni braktisur ose dorëzuar banimin tuaj në SHBA, atëherë mundet të jetë e mundur ose mund të mos jetë e mundur që ju të kualifikoheni për një vizë jo-imigruese nëse i plotësoni kushtet e paraqitura në faqen tonë të internetit. Nëse ju nuk i plotësoni këto kushte, ju mund të aplikoni për një vizë imigrimi në të njëjtën mënyrë si emigruat fillimisht.

Më shumë Informacion

Për më tepër informacion mbi Banorët që Rikthehen lutemi vizitoni faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Byroja Konsullore, “Banorët që Rikthehen.”

Rreth Udhëtimit Ndërkombëtar dhe Banorëve të Përhershëm

Si një banor i përhershëm, përpara se ju të dilni nga SHBA-ja për udhëtim të shkurtër jashtë SHBA-së, ju duhet të lexoni informacionin e rëndësishëm tek faqet e internetit të Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) dhe të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP). Mësoni rreth Dokumenteve të Udhëtimit, duke përfshirë Lejet Rihyrëse dhe Formularin I-131, Aplikimi për Dokument Udhëtimi, tek faqja e internetit e USCIS. Për më shumë informacion rreth ruajtjes së statusit të Banorit të Përhershëm, lutemi vizitoni faqen e internetit të USCIS. Për informacion mbi Banorët e Përhershëm që kthehen në SHBA nga një udhëtim jashtë shtetit, shikoni faqen e internetit të CBP-së.