Të gjitha kolegjet dhe universitetet në Shtetet e Bashkuara kanë kërkesa specifike për procesin e aplikimit dhe kritere pranimi. Vizitoni EducationUSA për informacione më specifike.
SAT/ ACT – kërkohet (përdoret si kriter aplikimi dhe pranimi) nga pjesa më e madhe e universiteteve për studentët amerikanë dhe ndërkombëtar të interesuar për të ndjekur studimet universitare.
GRE (Graduate Record Examination) – kërkohet (përdoret si kriter aplikimi dhe pranimi) nga pjesa më e madhe e universiteteve për studentët amerikanë dhe ndërkombëtar të interesuar për të ndjekur studimet pasuniversitare në të gjitha disiplinat.
GMAT (Graduate Management Administration Test) – kërkohet (përdoret si kriter aplikimi dhe pranimi) për studentët amerikanë dhe ndërkombëtar të interesuar për të ndjekur studimet pasuniversitare në degën e biznesit.
LSAT (Laë School Admission Test) – kërkohet (përdoret si kriter aplikimi dhe pranimi) për studentët amerikanë dhe ndërkombëtar që dëshiojnë të studjojnë në fushën e drejtësisë në nivelin JD.
Testet e Gjuhës Angleze – Pothuaj të gjitha universitetet kërkojnë (përdorin si kriter aplikimi dhe pranimi) nga studentët ndërkombëtarë të japin një provim të gjihës angleze.
Ambasada Amerikane NUK ADMINISTRON provime të standardizuara të kërkuara për pranim në universitetet në ShBA. Për më shumë informacion për testet e ofruara, datat, dhe qendrat e administrimit të testeve në Shqipëri kontaktoni Qendrën e Këshillimit EducationUSA ose vizitoni Guidën e Studentit Ndërkombëtar.
Për pyetje dhe informacion dërgoni e-mail në CultureandEducationTirana@state.gov.