Flag

An official website of the United States government

Fjala e Ambasadores Yuri Kim në Festivalin Kulturor Izrael-Shqipëri
3 MINUTA LEXUAR
14 Shtator, 2021

Përshëndetje, shalom. Është shumë e mrekullueshme të jesh këtu dhe dua të falënderoj Festivalin Kulturor Izrael-Shqipëri që më përfshiu në aktivitetet e mbrëmjes së sotme. Është një mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën dhe artin. Shpresoj që sonte, ndërsa njerëzit shikojnë filmin e Yael Katzir “Kodi shqiptar – Besa”, ai do t’u kujtojë atyre më të mirën e kulturës hebreje dhe më të mirën e kulturës shqiptare.

Ka shumë gjëra që thuhen për Shqipërinë dhe shqiptarët, por për mua, gjëja më e rëndësishme, gjëja më e vërtetë, është se shqiptarët janë një popull mikpritës, dhe jo vetëm të mikpritjes, por edhe të guximit. Kur dikush është në nevojë, shqiptarët janë të parët që zgjasin dorën. Ata e bënë atë në Luftën e Dytë Botërore, janë duke e bërë përsëri. Në situatat kur bota grumbullon përçmim, një shqiptar do të të ofrojë bukë, dhe kripë dhe zemër.

Jam shumë krenare që jam mes jush dhe e di që si qenie njerëzore, nëse ndonjëherë jam në vështirësi, e di se ku do të vij – do të vij në Shqipëri. Unë mendoj se këto janë mësime që e gjithë bota duhet t’i mësojë nga ky vend i vogël. Dhe siç tha Megi, është një vend i vogël me një zemër të madhe. Faleminderit shumë.