Raporti për të Drejtat e Njeriut 2016 – Shqipëria

Republika e Shqipërisë është demokraci parlamentare. Kushtetuta ia njeh autoritetin ligjor pralamentit me një dhomë (Kuvendit), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri kryeson qeverinë, ndërsa presidenti zotëron pushtet të kufizuar ekzekutiv. Në qershor 2015 vendi zhvilloi zgjedhje lokale për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) e vlerësoi ditën e zgjedhjeve përgjithësisht pozitivisht por vuri re disa parregullsi proceduriale.  Në vitin 2013, vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare të cilat sipas raportimit të OSBE-së ishin konkurruese dhe respektuan liritë themelore, por u zhvilluan në atmosferë mosbesimi e cila ndikoi gjithë mjedisin zgjedhor. Autoritetet civile mbajtën nën kontroll efektshëm forcat e sigurisë. Problemet më serioze në lidhje me të drejtat e njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, në veçanti brenda sistemit gjyqësor dhe sistemit të shëndetësisë, dhuna në familje dhe diskriminimi i grave.

Lexoni raportin e plotë, këtu.