Raporti mbi Trafikimin e Personave për vitin 2016 – Shqipëria

ZYRA PËR MONITORIMIN DHE LUFTËN KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE

Raporti mbi trafikimin e personave për vitin 2016

SHQIPËRIA: Grupi i 2-të
Shqipëria është vendburim dhe destinacion për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar. Gra dhe fëmijë shqiptarë bien pre e trafikimit kryesisht për qëllime shfrytëzimi seksual brenda Shqipërisë, në vendet fqinje Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Greqi, si edhe në vende të tjera të Europës. Viktimat shqiptare dhe disa të huaja u nënshtrohen punës së detyruar në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e turizmit. Fëmijët, përfshirë ata me origjinë etnike rome ose egjiptiano-ballkanike, i nënshtrohen lypjes me detyrim si edhe formave të tjera të punës së detyruar në Shqipëri dhe në vendet fqinje. Vajzat janë të prekshme nga trafikimi për qëllime shfrytëzimi seksual.

Lexoni raportin e plotë duke klikuar këtu.