Randy Berry, i dërguari i Veçantë për të Drejtat e Personave LGBT Viziton Shqiperine

Randy Berry, i dërguari i Veçantë për të Drejtat e Personave LGBTI, vizitoi Shqipërinë nga 30 tetori deri më 2 nëntor. Berry nënvizoi se të drejtat e LGBTI nuk janë vetëm çështje të Shqipërisë apo Shteteve të Bashkuara, por çështje globale. Ai u takua me përfaqësues të qeverisë, aktivistë, si dhe mori pjesë në “Auditorin LGBT”, organizuar nga Avokati i Popullit. Gjatë vizitës së tij, i Dërguari i Veçantë Berry lavdëroi punën e bërë nga shoqëria civile dhe bëri thirrje për më shumë udhëheqje, barazi dhe nxitje ndaj çështjeve të përmirësimt të jetës së anëtarëve të komunitetit LGBTI. Për më shumë informacion, ju mund ta ndiqni atë në Twitter në adresën @RandyBerry