Punesimi Pa Kufi

Sot, Ambasadori Donald Lu dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, po shoqërojnë Znj. Heumann në punishten e karrocave me rrota “Mirësia” në Vorë, që menaxhohet nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FShDPAK). USAID/Albania e ka mbështetur këtë fabrikë, e cila ka prodhuar, përshtatur dhe shpërndarë mbi 3000 karroca me rrota për personat në nevojë.Ambasadorja Judith Heumann është një udhëheqëse e njohur botërisht në komunitetin e personave me aftësi të kufizuara, dhe gjatë gjithë jetës së saj ka qenë një avokate për të drejtat e tyre. Për më shumë se 30 vjet, Ambasadorja Heumann ka qenë e përfshirë në rang ndërkombëtar, duke punuar me organizata të personave me aftësi të kufizuara, si dhe me qeveritë kudo në botë për të përparuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.