Flag

An official website of the United States government

Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun
4 MINUTA LEXUAR

Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun sqaron politikën e jashtme amerikane tek një gamë e gjerë publiku (studentë, akademikë, media, OJQ, biznese, zyrtarë qeveritarë) dhe nxit interesat kombëtare amerikane përmes një shumëllojshmërie programesh të informacionit, arsimit dhe kulturës për të rritur mirëkuptimin e ndërsjelltë ndërmjet shtetasve të të dy vendeve.

Pyetje nga Media: Shefi i Marrëdhënieve me Publikun shërben si Zëdhënës Zyrtar i Ambasadës. Nëse doni të kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun apo keni një kërkesë mediatike, ju lutemi të shkruani në: PASTirana@state.gov

Media: Zyra e shtypit merret me aktivitetet në media, konferencat e shtypit dhe intervista dhe u kthen përgjigje kërkesave për informacion nga ana e shtypit. Zyra e shtypit gjithashtu bashkërendon një program të gjerë të zhvillimit të medias për gazetarët, redaktorët dhe mjetet e shtypit.

Shkëmbimet: Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun bashkërendon një gamë programesh të shkëmbimit arsimor duke përfshirë Programin e Vizitorëve Ndërkombëtarë, atë Fullbrait dhe Hamfri dhe programe profesionale qendrimi për gazetarët. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun gjithashtu mundëson praninë e studiuesve amerikanë Fullbraitistë, ekspertëve të gjuhës angleze, folës ekspertë dhe amerikanë të tjerë në Shqipëri për të punuar me institucionet vendase.

Kultura: Zyra e Marrëdhënieve Kulturore sponsorizon ekspozita artistike dhe kulturore dhe aktivitete në fushat e vallëzimit, teatrit, arteve vizuale, fotografisë, muzikës dhe filmit.

Grantet: Organizatat jo-qeveritare vendase mund të aplikojnë për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë për të nxitur zhvillimin ekonomik, politik dhe social në Shqipëri. Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun gjithashtu administron grante për mundësi udhëtimi dhe projekte të veçanta.

Informacioni: Qendra e Burimit të Informacionit (IRC) mundëson informacionin e fundit, të besueshëm rreth Shteteve të Bashkuara për zyrtarët qeveritarë shqiptarë, profesionistët dhe akademikët. IRC gjithashtu drejton “Këndet Amerikane” të vendosura në Tiranë, Vlorë dhe Kukës.