Projekti për Pastrimin Nis në Elbasan

Shumë urime më shumë se 100 nxënësve të shkollave të mesme nga Elbasani që dolën vullnetarë për të pastruar në Krastë më 12 mars! Si pjesë e projektit të financuar nga Ambasada Amerikane, “Unë dhe ti le të pastrojmë, Shqipërinë ta gjelbërojmë”, Këshilli Amerikan dhe YES Alumni do të vizitojnë shtatë qytete në Shqipëri për të organizuar aktivitete pastrimi në zonat e ndotura për të përmirësuar komunitetet e qyteteve.  A keni dëshirë të merrni pjesë? Klikoni këtu.