Progres në Dialogun Serbi-Kosovë

Deklaratë për shtyp
John Kirby
Zëdhënësi i Departamentit

Washington, DC 25 gusht 2015

Ne përgëzojmë liderët e Serbisë dhe Kosovës dhe delegacionet e tyre për arritjen e marrëveshjeve të rendesishme sot, të ndihmuara nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini.  Ne gjithashtu përgëzojmë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së dhe ekipin e saj.  Marrëveshjet e finalizuara sot për energjinë, telekomunikacionin, themelimin e një shoqate/Bashkësisë së Komunave Serbe, si dhe Lirinë e Lëvizjes /Urën e Mitrovicës do të përmirësojnë jetën e njerëzve në të dy vendet.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin të dyja qeveritë për progresin e arritur në përmbushjen e angazhimeve të bëra në Marrëveshjen e Brukselit dhe pergatitjet e tjera te Dialogut duke I sjelle vendet e tyre më afër normalizimit të marrëdhënieve dhe përgjatë rrugës përkatëse të BE-së për secilin.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu lavdërojne përkushtimin e të dyja palëve në këtë proces dhe do të vazhdojne të mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për këtë qëllim.