Programi i Lotarisë Amerikane
Programi i Lotarisë Amerikane
Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht).
Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas.
Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2025
Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2025 do të rifillojë të mërkurën, më 4 tetor 2023 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 7 nëntor 2023, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).
· DV-2025 Udhëzimet në Anglisht (PDF 374 KB)
· DV-2025 Udhëzimet në Shqip (PDF 413 KB)
Shikoni këtë faqe për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë. Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.
Informacion mbi Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë
Vizitoni faqen e internetit të Programi të Vizave të Shumëllojshmërisë (në Anglisht) për informacion mbi:
· Njoftime të rëndësishme mbi mashtrimet (në Anglisht)
· Punët që kualifikohen për programin e Shumëllojshmërisë (në Anglisht)
Si të Kontrolloni nëse Jeni Përzgjedhur?
Për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check) në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj. Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar shqyrtimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.
Njoftim: Të përzgjedhurit janë të infurajuar, që të plotësojnë formularin elektronik DS-260 menjëherë, që tu jepet mundësia e catkimit të datë së intervistës. Caktimi i datës së intervistës varet nga dy faktorë: 1. numri juaj, sa më i ulët – aq më shpejt intervista, dhe 2. sa më shpejt të plotësoni DS-260 – aq më shpejt intervista. Formulari DS-260 gjendet në faqen e internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore.
Kriteret Kualifikuese mbi Arsimimin dhe Punësimin
Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.
Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.
Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – mund të kualifikohen për DV. Për t’u kualifikuar si i krahasueshëm me një arsim në SHBA, diploma e shkollës së mesme të një aplikanti duhet 1) të jetë e mjaftueshme për t’i lejuar atij/asaj të aplikojë për pranim në kolegj pa arsimim të mëtejshëm dhe 2) transkripti i shkollës së mesme të aplikantit duhet të përmbajë një numër dhe lloj të krahasueshëm të kurseve në përputhje me një arsim të mesëm me kohë të plotë në Shtetet e Bashkuara.
Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.
Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.
Intervista e Të Përzgjedhurve të Lotarisë
Në qoftëse jeni i përzgjedhur ju duhet të lexoni udhëzimet e mëposhtëme se si të pëgatiteni për intervistën:
· Udhëzimet për Përgatitjen për të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë (PDF 408 KB)
Pasi të keni përfunduar hapat në Procesin e Vizave të Shumëllojshmërisë në usvisas.state.gov, duke përfshirë paraqitjen e formularit të kërkuar të aplikimit për vizë imigrimi (DS-260), mund të merrni një email nga Qendra Konsullore e Kentakit (KCC) për t’ju njoftuar se ju është caktuar një date intervistë për ju. E-maili do t’ju udhëzojë që të hyni në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen e internetit të Vizave të Shumëllojshmërisë Elektronike (E-DV), duke përdorur numrin tuaj të konfirmimit të hyrjes në DV, për të parë datën, orën dhe vendndodhjen e intervistës suaj. Mund të mësoni më shumë rreth procesit të intervistës në usvisas.state.gov.
Përpara intervistës tuaj për vizë, ne ju rekomandojmë të rishikoni të dhënat që keni dhënë në aplikimin tuaj fillestar për lotarinë. Sigurohuni që të keni dhënë informacionin e saktë mbi statusin tuaj civil në momentin e aplikimit fillestar
Sigurohuni që ju keni ngarkuar fotografinë e saktë për çdo pjesëtar të familjes në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë. Ngatërrimi i fotografive në aplikimin fillestar do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj.
Mosdeklarimi i bashkëshortit/es ekzistues, apo i fëmijës ekzistues në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj. Çdo tarifë e paguar ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara për aplikimin tuaj për vizë nuk rimbursohet.